• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova: Humori s’më mungon…Basha do japë llogari për të gjitha

by
17/05/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh edhe kreu i PD Lulzim Basha këtë radhë i ka lënë rrethet, dhe ka shoqëruar në takimin e radhës elektoral kandidatin e tij për kryeqytetin Halim Kosova.

Por Kosova është munduar “ta bëjë për ujë të ftohtë” kreun e tij, duke thënë me humor gjatë takimit me të rinjtë se Basha do të japë llogari për ato që nuk ka bërë në katër vite në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Jemi këtu me Bashën që ai do japë llogari ça s’ka bo dhe unë çfarë do rregulloj”, tha Kosova.

Doktor Kosova tha gjithashtu se sipas tij qytetarët e Tiranës, nuk vuajnë nga mungesa e punimeve dhe investimeve në Tiranë, por po vuajnë mjerimin dhe varfërinë.

Dhe pikërisht për këtë fakt kandidati i djathtë tha se nuk bëhej pjesë e batutave që ka përfshirë këtë fushatë paraelektorale, dhe kjo jo se i mungon humori por se sheh mjerim dhe varfëri në kryeqytet.

“Jo vetëm që duhet me pa larg po edhe afër, se duke parë larg harrojmë nevojat qe atyre që kemi afër. T’i themi mjaft mjaftit, besim për të ardhmen. Fjala mjaft s’duhet të ekzistojë… ..Kam shumë kritika pse s’bëhem pre e debateve, batutave, humorit, i cili s’më mungon. Por çdo ditë që shkel Tiranën, shoh që mjerimi është aty ku s’mban më, s’më vjen të bëj humor ndërkohë që shumica e banorëve të këtij qyteti vuajnë peshën e varfërisë”, vijoi Kosova.

Ndërsa Lulzim Basha, i cili për të parën herë ishte i pranishëm në takimet e Halim Kosovës, preferoi që t’i shoqërojë këto me batuta.

Next Post

Brazili, Jahjagës: Eja me vizë serbe. Anullohet vizita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com