Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot hapen 6 pikat kufitare në vend: Vermica, Kulla, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdara dhe Jarinja. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë është shprehur se nga sot hapen edhe çerdhet, kafenetë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare. Ai bërë edhe një sqarim për rkthimin e nxënësve në shkolla.
” Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor. Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.”, njofton Kurti.
Reagimi i plotë:
Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.
Nga nesër do të hapen:
– çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç të nivelit parashkollor;
– kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;
– kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.
Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.
Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt. Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.
Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.
Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.
g.kosovari