• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova, gati të formojë Forcat e Armatosura

by Java News
28/09/2015 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, kanë takuar Todd Chapman, zëvendësi i parë i nënsekretarit në Zyrën për Çështje Politike-Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe kompletimin e tërë strukturës së sigurisë të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova është gati të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se për këtë ka marrë pajtimin e NATO-s dhe tani po kërkon edhe pëlqimin e Kuvendit të Kosovës.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përfshirja në programin e Partneritetit për Paqe dhe vendosja e dialogut politik me NATO-n, janë prioritet i Kosovës në fushën e sigurisë”, citon njoftimi dërguar nga Nju Jorku i MPJ-së kosovare.

Lufta kundër ISIL dhe kundër radikalizmit si dhe pjesëmarrja aktive e Kosovës në Koalicionin Global Kundër Terrorizmit ishin temë bisedimi, gjithashtu.”Ju sigurojmë se do të mbesim të pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendës-nënsekretari Chapman u shpreh se bashkëpunimi i mirë që SHBA-ja ka me Kosovën do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të marrë forma edhe më konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe partnerët e tjerë të Kosovës do ta konfirmojnë rolin që Kosova po luan tani si eksportuese e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, konkludoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Next Post

Pse shqiptarët dinë pak për Kosovën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com