Kosova ka arritur që të shënojë fitoren e parë historike në vendlindje, duke mposhtur Letoninë me rezultatin 4:3.
Miqtë tre herë kaluan në epërsi, por kosovarët nuk u dorëzuan, për të përmbysur gjithçka në minutat shtesë.
Golat për Kosovën i shënuan Rragmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për miqtë Kluskins dy dhe Sabala.
Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në shtëpi që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore që ka luajtur. /a.m.











