Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës, si dhe ka kërkuar, sipas tij, një reagim më të madh nga Shqipëria.
“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë.
Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë.
Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv. Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë.
Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha Sveçla për Euronews Albania.












Po ta mbani b…. drejt dhe te mos fusin hundet ne punet e Shqiperise me Kurti do te ishte me mire.Ju ju do bota ose Jo kjo eshte corba qe keni gatuar Shqiperia ka hallet e saj dhe Jo pak.Dilini vehtes per zot njehere e doni kujdesin e Shqiperise diten tjeter e Shania me rrenjet dhe me dege.
Kur keni nevoje kujtoheni se Shqiperia eshte vend ame, ndersa per lloj-lloj agjendash kerkoni t’i vini flaken! LVV, militantet e aktivistet e saj jane perfshire me zelle te madh ne veprime kunder qeverise shqiptare. Prandaj ti kamikazi politik i Kurtit merru me detyrat tuaja jo tonat.
Te lumte, nuk i heq anje presje