• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova e Serbia drejt përshkallëzimit të “luftës” ekonomike

by Java News
29/05/2019 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës është e gatshme që t’u kundërpërgjigjet masave eventuale të paralajmëruara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Kosovës, thonë zyrtarë të institucioneve qendrore në Prishtinë.

Paralajmërimet për masa ekonomike ndaj Kosovës, vijnë nga zyrtarët në Beograd, sipas të cilëve, nëse Kosova nuk e shfuqizon taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, këto dy vende do të kundërpërgjigjen.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala tha për Radion Evropa e Lirë se secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës, nuk janë asgjë tjetër, përveç vazhdimit të praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto shtete kundrejt Kosovës.

“Të gjitha këto pengesat, burokracitë e ndryshme, pengesat në eksport transit për produktet e Kosovës, mosnjohja e dokumenteve të Kosovës, kanë qenë mostër qysh qe 19 vjet që janë përdorur nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Dhe ky paralajmërim i zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë është vetëm emërim i këtyre masave të cilat qe 19 vjet i ka përdorur Serbia”, thotë Shala.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka thënë se Serbia ka përgatitur masat, por do t’i përdorë ato që të mos i godasin edhe serbët e Kosovës. Sipas tij, ato masa janë me karakter të kufizuar, por disa prej tyre ‘janë përgatitur dhe do të jenë tepër të fuqishme dhe të mprehta’.

“Nuk do t’i zbatojmë ato deri në përfundimin e takimit në Paris”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar takimit ndërmjet lidershipit të Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë thirrur Franca dhe Gjermania më 1 korrik në Paris.

Janë bërë gjashtë muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Zbatimi i kësaj takse, ka bërë që Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, e njohur me shkurtesën CEFTA, e nënshkruar në vitin 2006 në Bukuresht, të konsiderohet si ”e vdekur”, për ministrin e Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç.

Ai i ka bërë këto komente të hënën në Sarajevë, ku takoi ministrin e Tregtisë dhe Ekonomisë të Bosnjës, Mirko Sharoviq. Sipas tyre, mënyra aktuale e këmbimit tregtar nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe se kjo ndodh si pasojë e taksës që u ka vënë Kosova mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Por, ministri kosovar i Tregtisë, Endrit Shala thotë që nga momenti i nënshkrimit të CEFTA-s e deri tek zbatimi taksës më 21 nëntor të vitit të kaluar për mallrat e këtyre dy shteteve, çdo pengesë që është hasur në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, Kosova i ka adresuar përmes kanaleve zyrtare të këtij institucioni, por që asnjëherë ky mekanizëm nuk i është përgjigjur kërkesave më të cilat është ballafaquar.

“Duke mos dashur të komentoj deklaratat e zotit Lajiq, unë them se Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina duhet të fillojnë ta respektojnë dhe të njohin Kosovën si shtet nëse dëshirojnë të kemi marrëdhënie të mira tregtare”, thotë Shala.

Rasim Lajiq ka kërkuar nga Komisioni Evropian angazhim më të madh në reformimin urgjent të Marrëveshjes së CEFTA-s.

Në Prishtinë, ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike dhe ish zyrtarë të Qeverisë se Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë aktuale që të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tyre, që nga nënshkrimi i saj, Kosova nuk është trajtuar e barabartë me vendet anëtare të kësaj marrëveshje.

Skender Krasniqi, kryetar në Odën e Afarizmit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka shkatërruar ekonominë e Kosovës pasi nënshkrimi i saj është bërë pas asnjë kusht për të mbrojtur produktet e Kosovës.

“Ndërkohë vendet e rajonit kanë me qindra produkte esenciale kanë mbrojtur deri në masën 500 për qind. Kështu që kjo marrëveshje ka qenë shkatërruese për bizneset e Kosovës kështu që ka stagnuar zhvillimin e vendit. Kështu qe Oda e Afarizmit në kontinuitet kemi kërkuar që të rinegociohetCefta” tha Krasniqi

Në këtë mekanizëm, përveç Republikës se Kosovës, vendet tjera anëtare të CEFTA-s janë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Moldavia.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është bllokuar që nga vendosja e taksës pesë muaj më parë./REL/

g.kosovari

Next Post
Nuk ka qeveri teknike, Tsipras çon Greqinë në zgjedhje me 7 korrik, zëdhënësi i qeverisë tregon pse u vendos kjo datë

Nuk ka qeveri teknike, Tsipras çon Greqinë në zgjedhje me 7 korrik, zëdhënësi i qeverisë tregon pse u vendos kjo datë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In