• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kosova e kërkon me insistim përfshirjen e SHBA-së në dialog

by Java News
23/11/2017 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa përfshirjen e SHBA-së në dialogun me Serbinë, s’ka marrëveshje përfundimtare. Përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje përfundimtare, e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët, thonë deputetë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ata thonë se pa përfshirjen e SHBA-së në këtë proces, është e vështirë të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovë dhe Serbisë.

Deputetja Time Kadrijaj [Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës] nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, thotë se me prezencën e një përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë më shumë mundësi për një marrëveshje finale dhe garanci për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Dikur dialogu duhet të përfundojë dhe prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialog është një garanci se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen dhe në fund të arrihet një rezultat. Krejt kjo duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, tha Kadrijaj, raporton REL.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Nju Jork, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut Prishtinë- Beograd.
Thaçi në takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence pati thënë se “përfshirja direkte e SHBA-së në fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka ngritur çështjen e dialogut, me kërkesën që tash e tutje të jetë edhe një përfaqësues nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës në tavolinën e bisedimeve.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialogun politik Kosovë- Serbi është e domosdoshme, pasi që sipas tij, Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë qenë garantuese të shumë marrëveshjeve për Kosovën.“E para lidhet me aspektin historik, tash më e dëshmuar që sa herë që SHBA-të kanë qenë në tryezë për Kosovën, në mënyrë të natyrshme kemi pas edhe suksesin e negociatave, për të cilën gjë kosovarët janë ndjerë të garantuar me vet prezencën amerikane. Argumenti i dytë lidhet me pozicionin jo shumë të favorshme dhe jo shumë homogjen të BE-së, aq më tepër kur kihet parasysh fakti se një numër i këtyre shteteve jo që nuk e njohin Kosovën, por kanë filluar të kenë edhe rol destruktiv kundrejt zhvillimeve në Kosovë. Kjo nga pala kosovare shihet si proces që në vete bartë rreziqe”, tha Hoti.

Analisti politik Ilir Ibrahimi thotë se përfshirja e drejtpërdrejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në fazën e fundit të dialogut do të luante një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshjeje. Por, sipas tij duhet shikuar a ka vullnet nga SHBA-ja që të jetë në tryezën e bisedimeve apo jo.
“Nuk e shoh si diçka të dëmshme, një prani më të madhe të SHBA-ve në këtë dialog, andaj edhe duhet të gjendet mundësia që të përfshihet në këtë dialog.

Mirëpo, edhe ne duhet ta luajmë rolin tonë në këtë rast sepse ne nuk jemi duke dërguar mesazhe pozitive ndaj SHBA-ve, sidomos për çështjen e Demarkacioni, ku kemi një lloj mospërfillje nga Qeveria e Kosovës ndaj deklaratave të Shteteve të Bashkuara”, tha Ibrahimi.SHBA ka qenë pjesë e dialogut teknik në vitin 2011-2012 pasi ka dërguar përfaqësuesit e saj gjatë bisedimeve në Bruksel.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë kanë thënë se pas gjashtë vjetësh, që nga fillimi i dialogut në Bruksel, përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.

Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Van Gaali refuzon Evertonin

Van Gaali refuzon Evertonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In