• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova e armatosur ‘deri në dhëmbë’, 260 mijë armë në duart e qytetarëve

by Java News
16/07/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Kosovës vetëm për këta gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur të sekuestrojë 553 armë ilegale të cilat kanë qenë nëpër shtëpitë dhe në duart e qytetarëve të Kosovës.

Udhëheqësi i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa, tha se krahasuar me vitin 2005 kur është bërë një hulumtim tani rezulton të jetë një numër më i vogël i armëve ilegale në Kosovë.

Sipas tij, deri tek zvogëlimi i këtij numri ka ardhur pas hyrjes në fuqi të ligjit për Armë, por edhe falë aksioneve për konfiskim të këtyre armëve nga Policia.

“Armët ilegale në Kosovë gjenden rreth 260 mijë sipas një hulumtimi të realizuar në vitin 2015. Në krahasim me hulumtimin e realizuar në vitin 2005 nga UNDP tani rezultojnë të jenë një numër rreth njëqind mijë ose njëqind e dhjetë mijë armë më pak.

Kjo i atribuohet kryesisht hyrjes në fuqi të ligjit për Armë, por edhe aksioneve policore që konfiskojnë rreth 1400 apo 1500 armë çdo vit. Realisht konsiderojmë që është një numër i madh në krahasim me vendet e tjera ose me vendet e rajonit”, tha ai.

Mustafa tha se tanimë ka hyrë në fuqi ligji për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, por mbetet në kompetencë të Ministrisë që të nxjerrin disa akte ligjore për implementimin e këtij ligji.

Mbajtja në pronësi, përdorimi apo posedimi ilegal i armëve të zjarrit është vepër e cila sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime aktive në funksion të identifikimit të armëve ilegale për arsye se këto sipas tij paraqesin një rrezik potencial edhe për qytetarët, por edhe për vetë institucionet e sigurisë.

Sipas zëdhënësit Hoxha, nga janari i këtij viti deri në qershor kanë arritur të sekuestrojnë 553 armë ilegale, e që Hoxha thotë se është një rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Referuar statistikave që ne i kemi, Policia e Kosovës gjatë operacioneve të ndryshme gjatë vitit të kaluar respektivisht vitit 2016 ka konfiskuar mbi 1290 armë të llojeve të ndryshme, ndërsa municione të kalibrave të ndryshëm kemi të konfiskuara mbi 25800 sosh”, tha ai.

Zëdhënësi Hoxha, tha se Policia e Kosovës është në proces të luftimit të dukurisë së mbajtjes së armëve ilegale në mënyrë që të ketë sa më pak armë në duar të pasigurta.

Disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës mbajnë armë janë pasojat e pasluftës, frika, mosbesimi tek institucionet e Kosovës dhe si një nga arsyet është potencuar të jetë edhe tradita.

Hulumtuesi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Plator Avdiu, thotë se potenciali i përdorimit të armëve ilegale nga ana e qytetarëve paraqet rrezik, po që sipas tij nuk është rrezik i nivelit të lartë sepse ka një vetëdijesim nga ana e qytetarëve nga rreziku i përdorimit të armëve ilegale.

Po ashtu ai thotë se duhet të dihet qartë se çfarë duhet të bëhet me armët ilegale, a do të ketë amnisti a do të ketë një lloj konfiskimi apo diçka ndryshe.

Avdiu thotë se ka forma të ndryshme të cilat mund të dërgojnë tek mënyra e zvogëlimit të numrit të armëve ilegale nga duart e qytetarëve. Sipas tij Qendra për Studime të Sigurisë ka disa rekomandime se si të bëhet kjo.

Ndryshe në Kosovë janë rreth 330 persona zyrtarë të cilët kanë armë me leje, ndërsa janë rreth 13 mijë leje të dhëna për armë gjahu, shenjëtarie dhe koleksionimi.

Para disa ditësh institucionet e Kosovës kanë bërë shkatërrimin e disa armëve ilegale që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

ma.me

Next Post
Rrugë e amortizuar, Zvërneci vuan për 10 kilometra

Tragjedia në Zvërnec, policia apel për zonat e rrezikshme në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com