• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Nuk është më vetëm krizë politike, por edhe ekonomike

by E S
27/07/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor.

Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për legjislaturën e nëntë nuk do të mund të mblidhen në parlament.

Njohësit presin që më tetë gusht, Gjykata Kushtetuese që e ka caktuar masën, të qartësojë edhe se si do të veprohet tutje.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Unë besoj që nëse Gjykata nuk do të ketë gati vendimin, gjasat janë të mëdha që Gjykata të vendosë edhe një herë masë të përkohshme edhe për një periudhë tjetër, derisa të dalë vendimi”.

Njohësit shtojnë se gjasat janë shumë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje pas datës tetë gusht.

“Kur dështimi e tejkalon afatin 30-ditor, besoj që kjo është pjesa ku Gjykata duhet të sqarojë se vendi shkon në zgjedhje, qoftë me dekret të presidentes apo në këtë rast me aktgjykim që do ta përcaktonte një gjë të tillë e do ndiqej si precedent”, shtoi Cakolli.

Krahas shkuarjes në zgjedhje, pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë se nuk lejohet ndërrimi i mënyrës së votimit në mes të procesit e pasojat juridike me të cilat do të përballen deputetët që nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit.

Në këtë pikë, konsiderohet se vendi ka hyrë në një krizë më të thellë, përtej asaj politike.

“Tashmë përtej diskursit politik, Kosova ka hyrë në një krizë që nuk është më vetëm politike e kushtetuese, por me pasoja ekonomike e sociale”, u shpreh Cakolli.

Deputetët dështuan që nga 15 prilli deri më 26 korrik të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Next Post
“Nusja na futi sherrin në shtëpi!” Prindërve u shkelet besimi: Djali plangprishës po na hedh në rrugë!

“Nusja na futi sherrin në shtëpi!” Prindërve u shkelet besimi: Djali plangprishës po na hedh në rrugë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In