• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova do të presë emigrantë nga SHBA-të, reagon DASH: Mirënjohës ndaj partneres sonë

by A R
11/06/2025 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) reagoi për mediat në Shtetet e Bashkuara pas vendimit të Kosovës për të pritur emigrantë nga SHBA-të.

“E mirëpresim bashkëpunimin për këtë prioritet kyç të administratës Trump. I jemi mirënjohës partneres sonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, deklaroi Departamenti i Shtetit.

Siç sqaroi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Kosova do të pranojë 50 individë të deportuar nga SHBA-të. Ata do të pranohen dhe strehohen në Kosovë me qëllim “lehtësimin e kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes”.

Përzgjedhja, sipas Kurtit, do të bëhet nga një listë e propozuar, për ata që plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi”, tha Kurti më herët.

Marrëveshja u konfirmua edhe nga ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për CBS News.

“Në përgjigje të kërkesës nga Shtetet e Bashkuara lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e shtetasve të vendeve të treta, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në trajtimin e kësaj çështjeje sipas kushteve të përcaktuara”, tha ambasada për median amerikane.

Megjithatë deri më tani, edhe për mediat në SHBA mbetet e paqartë se kush do të dërgohet drejt Kosovës dhe nga cili vend mund të jenë ata.

Tradicionalisht, SHBA-të i përdorin marrëveshjet e tilla për të dëbuar emigrantë, të cilët vendet e origjinës nuk i marrin mbrapsht, në disa raste për shkak të marrëdhënieve diplomatike të tensionuara.

Ditën e sotme, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi se u pranua kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrjen e emigrantëve të paligjshëm në pritje të riatdhesimit.

Negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor për marrjen e emigrantëve, Departamenti Amerikan i Shtetit i konfirmoi javën e kaluar.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se administrata e Presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të dëbuar.

Qeveria amerikane është angazhuar në një fushatë dëbimesh të mijëra emigrantëve nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua.

Më herët, Kosova është shprehur e gatshme të negociojë edhe me Mbretërinë e Bashkuar për ngritjen e qendrave të kthimit.

Kosova ka aktualisht një marrëveshje me Danimarkën për dhënien me qira të 300 qelive të burgut të Gjilanit për të strehuar të dënuar të huaj në këmbim të 200 milionë Eurove.

Next Post
Rrugët e Shqipërisë bëhen “të gjelbra”, 1,665 mjete elektrike hynë në vend në 5 muaj

Rrugët e Shqipërisë bëhen “të gjelbra”, 1,665 mjete elektrike hynë në vend në 5 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In