Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se, pavarësisht vështirësive, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për ta organizuar procesin e regjistrimit të popullsisë në veri.
Sipas tij, nuk është në interes të askujt që të mos dihet numri i saktë i qytetarëve në veri.
Ai ka vlerësuar në një intervistë për “Epokën e re” se procesi i regjistrimit është në interes të shtetit dhe të qytetarëve.
Duke pasur parasysh paralajmërimin e serbëve për bojkot, Gecaj ka thënë se është kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të mos jetë pengesë e proceseve të brendshme të Kosovës, referon Express. (b.an)