• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova: Dhjetë vite pavarësi

by A R
17/02/2018 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sylë Ukshini,

Ambasador i Kosovës në Tiranë

17 shkurti përbënë datën më të shënuar në historinë më të re të Kosovës. Në këtë datë, 10 vjet më parë, Kosova vulosi të ardhmen e saj, pavarësinë dhe shtetësinë e saj,  duke e përmbyllur një rrugë të gjatë m dekada e me plotë sakrifica për liri dhe pavarësi.

Pavarësia e Kosovës ndodhi vetëm 9 vjet pas intervenimit ushtarak të vendeve demokratike të NATO-s. Ishte kjo beteja më e madhe për mbrojtjen e të drejta e njeriut në rrethanat e reja pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.  Ky intervenimi i Perëndimit parandaloi gjenocidin dhe pamundësoi jetësimin e idesë serbomadhe të spastrimin etnik të Kosovës. Po ashtu, ky intervenim i NATO-s hapi edhe shtegun për adresimin e statusit përfundimtar, të pavarësisë së Kosovës, të ndërmjetësuar nga OKB dhe i dërguari i saj i posaçëm, ish-presidenti finlandez Martti Ahtisari.

Ishte ky momenti kur hartës ës Evropës iu shtua edhe një shtet i ri. Ishte e qartë për shumicën se pavarësia e Kosovën nuk mund të evitohej më tej, ajo ishte shansi i fundit dhe vetëm.

“Sooner rather than later you’ve got to say, ‘Enough’s enough; Kosovo’s independent.” Këto ishin fjalët vendimtare për Kosovën të ish-presidentit amerikan Georg Bush, gjatë një konferencë shtypi në Tiranë, më 10 qershor 2007. Ky qëndrim i vendosur amerikan u bë përcaktues për qëndrimin edhe të vendeve tjera të kontinentit evropian dhe të shumë vendeve të globit. Ndaj, në këtë jubile të Kosovës është me rëndësi të kujtojmë, por edhe të falënderojmë, për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë strategjikë, Shqipërisë,  SHBA-ve dhe vendet anëtare të BE-së, dhe të gjitha vende tjera anekënd globit.

Sot, në këtë jubile të veçantë për shtetin e Kosovës,  si edhe në përvjetorët që ikën, pos kë kemi arsye për të festuar, për ta kremtuar këtë sukses të jashtëzakonshëm të Kosovës. Në të njëjtën kohë ndiejmë obligim të bëjmë  homazhe e nderime për ata njerëz dhe atdhetarë, që me sakrificat dhe flijimet e tyre për dekada me radhë, brez pas brezi, mposhtën errësirën serbe dhe bënë kthesën historike për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ky Jubile është i veçantë për Kosovën sepse përkon edhe vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që vazhdon të shfaqet si simbol i frymëzimi për mbarë kombin tonë.

Konsolidimi i brendshëm dhe ndërkombëtar

Ishte ky momenti kur hartës ës Evropës iu shtua edhe një shtet i ri, i cili që nga momenti i shpalljes së pavarësisë ka pasur dy synime themelore: shtet-ndërtimin e brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar.

Në planin e brendshëm janë ndërtuar institucionet politike shtetërore, është krijuar baza për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, janë bërë reforma të shumta në fusha të tjera të jetës, duke filluar nga arsimi, shëndetësia dhe drejtësia. Pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova ka shënuar progres edhe në rrugën e integrimit evropian duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Komisionin Evropian.  Progres është arritur edhe në forcimin i standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, integrimi pozitiv i bashkësive pakicë, si dhe rritja e vazhdueshme ekonomike për vitet që nga shpallja e pavarësisë , etj. Dekada e parë e shtetësisë ka nxjerrë si rezultat një shoqëri demokratike, shumetnike dhe sekulare.

Në rrafshin ndërkombëtar, Republika e Kosovës ka konsoliduar në mënyrë zë vazhdueshme pozicionin e saj, duke u bërë pjesëmarrje dhe anëtare e barabartë e shumicës së organizatave rajonale, evropiane dhe ndërkombëtar. Shteti i Kosovës është anëtar në 67 organizata ndërkombëtare. Së fundi anëtarësimi i Kosovës në FIFA, UEFA si dhe në Organizatën Ndërkombëtare të Doganave dëshmon se ky proces është i pandalshëm. Deri më sot, Republika e Kosovës është njohur formalisht nga 116 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfshirë edhe shtetin e Barbarosit që njohu vendin tonë vetëm dy ditë para këtij jubileu. Shtrirja gjeografike e njohjeve ka qenë globale. Pa dyshim, vazhdon të jetë i pandalshëm dhe në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë kuptim, në 10 vjetët e fundit Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm,  është dëshmuar si një storie e suksesit në procesin e shtetndërtimit. Sidoqoftë, në të ardhmen Kosova duhet t’i adresojë dy sfida: E para, është kompletimi i sovranitetit përmes anëtarësimit në OKB, dhe e dyta, Kosova duhet të lëvizë më shpejtë në procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Në këtë kontekst, dekada e ardhshme do të jetë vendimtare, tepër dinamike dhe shumë sfiduese për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dhe evropianët e rinj të Kosovës do ta bëjnë realitet ëndrrën e shumë brezave tanë për të qenë anëtare të NATO-s dhe të BE-së.

Kosova dhe Shqipëria: një cak të përbashkët

Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të veçantë, për shkak të historisë, kulturës dhe gjuhës së përbashkët, por jo vetëm kaq, dy shtete tona kanë një cak të përbashkët, integrimi euro-atlantik.

Si aleati ynë i natyrshëm dhe strategjik, Shqipëria ka qenë mbështetësja jonë permanente dhe me dekada në procesin e shtetformimit.

Ne vlerësojmë angazhimin e diplomacisë shqiptare për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

Prizreni, qyteti që për ne simbolizon pikëtakimin e përpjekjeve të gjata historike e shtetëformuese dhe qytetin e bashkëjetesës fetare dhe etnike, ishte vendi ku qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë,  në janar të vitit 2014-ës firmosën Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik. Ky dokument materializoi angazhimin e ndërsjellë dhe afatgjatë për shndërrimin e marrëdhënieve tona bilaterale në një model të ri rajonal.

 

Integrimi evropian

Kosova dhe Shqipëria janë po ashtu dy aktorë rajonal të rëndësishëm dhe konstruktiv. Dy vendet tona, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, po vazhdojmë t’i japim impulse bashkëpunimit rajonal dhe të gjitha projekteve në kuadër Procesit të Berlinit, proces ky i lancuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel.

Në këtë frymë është edhe deklarata e fundit e firmosur midis Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit malazez Filip Vujanoviç për demarkacionin e kufirit. Kjo ngjarje konfirmon edhe një herë se Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtete mike dhe aleat në rrugën e integrimit euro-atlantik, janë dy fqinjë konstruktiv dhe faktor stabiliteti në rajonin e Evropës Juglindore. Për më tepër, ky qasje konstruktive e Malit të Zi meriton një respekt dhe mirënjohje, sepse nga ky moment Kosova fillon të përmbushë kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, mbetet vetëm ratifikimi formal i Marrëveshjes së vitit 2015. Në këtë mënyrë edhe ne do bëhemi pjesë e lëvizjes së lirë në hapësirën shëngen të BE-së, ndërsa BE brenda vetes do të pranojë edhe dy milionë evropian të rinj kosovarë. Nuk ka dyshim se një ngjarje e këtillë e forcon më shumë identitetin evropian të Kosovës dhe përkatësinë tonë me Perëndimin.

Nisur nga kjo objektivë historike dhe strategjike, Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur publikimin së fundi të Strategjinë për Ballkanin Perëndimorë të Komisionit Evropian dhe premtimet për anëtarësimin e mundshëm të vendeve të rajonit në BE. Por, në të njëjtën kohë Kosova dëshiron të ketë më shumë qartësi më të madhe nga Bruksel dhe afate kohore të njëjta kohore, mundësi të barabarta për të gjitha vendet e rajonit, pa dallime, madje edhe me ato vende që ishin shkaktar të vonesës së lirisë së sonë dhe për një më shumë se një dekadë me radhë u bënë frenuese të evropianizimit të rajonit. Vetëm një Ballkan i evropianizuar paraqet suksese edhe për BE-në. Ndaj nuk duhet lëshuar nga dora shansin e evropianizimit të cepit të fundit të Evropës.

Por, për aq kohë sa nuk ndodhë kjo, BE a ka të vështirë të luaj rol të rëndësishëm dhe të jetë aktor kredibil në rrafshin global. Ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtëm të BE-së,  Catherine Ashton, me 10 mars 2010, në një fjalim para Parlamentit Evropian deklaroi: „Ballkani është vendlindja e politikës së jashtme të BE. Sidomos këtu nuk guxojmë të lejojmë dështimin.“

Tiranë, 16 shkurt 2018

 

Next Post
Mpirja e duarve tregon se trupin e njeriut e rrezikojnë dy sëmundje!

Mpirja e duarve tregon se trupin e njeriut e rrezikojnë dy sëmundje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In