Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë janë takuar në nivele teknike për të diskutuar për zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe gjatë ditës, së paku në daljen para gazetarëve, kanë përsëritur akuzat ndaj njëri-tjetrit për moszbatimin e marrëveshjeve, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë nga BE-ja u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë pjesën e tyre të obligimeve që kanë dalë nga këto marrëveshje. (b.an)