• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova dëbon dy serbë për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” në veri

by A R
03/08/2023 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb me inicialet S.J. dhe I.S., me gjashtë muaj burgim, me mundësinë e shndërrimit të dënimit në gjobë. Avokati Lubomir Pantoviç i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paratë u janë dorëzuar autoriteteve, dhe ata do të kthehen në Serbi, më 3 gusht. “Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tre vjet”, ka thënë Pantoviç.

Të dy personat janë arrestuar në fund të majit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërsa në fund të korrikut ata janë paditur nën dyshimet për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Zyra e Prokurorit në Kosovë, ka thënë paraprakisht se të dy personat kanë qenë duke “përgatitur veprime për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm” dhe ata janë në kontakt me “protestues të dhunshëm serbë”, të cilët janë përleshur me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj, para ndërtesës komunale të Zveçanit.

Në këtë konflikt janë plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra protestues të komunitetit serb. Policia e Kosovës i ka arrestuar deri më tani disa serbë për sulmet ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

Megjithatë, shumica janë liruar që atëherë. Situata në veri është tensionuar në fund të majit pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet. Për disa javë, para ndërtesave janë mbajtur protesta çdo ditë, me kërkesë që kryetarët të tërhiqen, bashkë me pjesëtarët e Policisë të angazhuar në atë zonë. Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshje për ulje të tensioneve, që mes tjerash parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

/a.r

Next Post
VIDEO/ “O çuna hipni”, momenti kur tifozët e Tiranës “sulen” për t’u përleshur me ata të Beshiktash

VIDEO/ “O çuna hipni”, momenti kur tifozët e Tiranës “sulen” për t’u përleshur me ata të Beshiktash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

August 17, 2026

August 17, 2026
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

August 17, 2026
Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

August 17, 2026
Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

August 17, 2026
VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

August 17, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Hawaii, stuhia “Lala” shemb rrugë dhe ura! Bie një metër shi, 120 mijë banorë pa energji, shikoni pamjet

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Hawaii, stuhia “Lala” shemb rrugë dhe ura! Bie një metër shi, 120 mijë banorë pa energji, shikoni pamjet

August 17, 2026
FOTO/ Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

FOTO/ Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

August 17, 2026
Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

August 17, 2026
Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com