• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova? Daçiç: Ta zgjidhim me Shqipërinë!

by A R
12/07/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pozicioni i Serbisë është i qartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por qëllimi i saj nuk është të gjejë zgjidhje të shpejta.

Ky ishte qëndrimi i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë konferencës “Shqipëria dhe Serbia me ç’rrugë do të ecim”, organizuar në Beograd nga 2 agjencitë e lajmeve “Tanjug” dhe “ATSH”, me pjesëmarrjen e analsitëve e historianëve të njohur, mes të cilëve nga Tirana, Piro Misha e Mustafa Nano. Ndonëse mbrojti idenë se dy popujt duhet të nxjerrin mësime nga e shkuara, Kosova mbetet pika kyçe e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë, për të cilën Daçiç tha se do të vijojë aktivitetin diplomatik për tërheqjen e njohjeve.

“Në Kosovë është origjina jonë dhe rrënjët e shtetësisë sonë. Beogradi nuk e sheh çështjen e Kosovës si diçka të zgjidhur!” Thotë ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Serbisë.

“Unë kam qene gjithmonë për atë që problemet të zgjidhen në mes të shteteve amë, pasi në Prishtinë jetojnë shqiptaret dhe jo kosovarët. Ne duam marrëdhënie të mira me Tiranën, kurse me Prishtinën duam të zgjidhim një problem konkret që kemi. Sigurisht që do të ketë shume problem edhe për Serbinë edhe për Kosovën nëse nuk zgjidhet problemi, e sidomos në rrugën drejt BE-së. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne në Beograd edhe ata në Prishtinë. Kjo do të thotë se duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme që do të largoje problemet. Jo vetëm në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por edhe ato që kanë të bëjnë me rrugën evropiane të Serbisë, por edhe atë që Kosova mendon se është zgjidhur. Është I nevojshëm kompromisi dhe një zgjidhje e mesme”, tha Daçiç.

Ndërsa konferenca nxit debatin për të ardhmen, dialogun me dhe për njëri-tjetrin, për të kuptuar çfarë na ndan e çfarë na bashkon dhe një rikonceptim te marrëdhënieve shqiptaro-serbe, në qendër të Beogradit, para selisë së Parlamentit qëndrojnë prej disa vitesh këto parulla që vazhdojnë të kultivojnë tek serbët mitin e një Serbie viktimë, të pafajshme e të përvuajtur duke vijuar të mbajnë gjallë urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Bëhet fjalë për shoqatën e të zhdukurve dhe të rrëmbyerve nga Kosovaret dhe ky është një aksion i tyre në shumë vende dhe I kanë vendosur edhe para Kuvendit. Ne nuk mund të harrojmë të kaluarën tonë, por të gjithë së bashku duhet të kthehemi në zgjidhjen e problemeve të tanishme dhe të drejtohemi nga e ardhmja. Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe në përgjithësi me shqiptarët. Të zgjidhim problemet që kemi dhe do të jemi më të fuqishëm se sa kur grindemi”, u shpreh Daçiç./a.m.

Next Post
FOTOT/ Kur basti i humbur detyron ambasadorin të vishet me simbolet e kundërshtarit

FOTOT/ Kur basti i humbur detyron ambasadorin të vishet me simbolet e kundërshtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In