• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova çdo ditë e rrezikuar! Gjendet sërish municion në Zubin Potok

by A R
13/10/2026 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armë, municione dhe mjete të tjera ushtarake gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas Policisë, operacioni u realizua falë bashkëpunimit me qytetarët, ndërsa kontrollet u kryen në dy objekte të pabanuara në fshatrat Paruce dhe Ranqiq.

Gjatë kontrollit në fshatin Paruce, zyrtarët policorë gjetën 162 fishekë për armë të gjata, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër granata dore, një tytë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, u sekuestruan pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, materiale të tjera për prodhimin e municionit, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake.

Ndërkaq, në lokacionin e dytë, në fshatin Ranqiq, policia konfiskoi një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe njësitë e specializuara për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë larguar granatat në mënyrë të kontrolluar. Deri në këtë fazë, nuk raportohet për persona të arrestuar lidhur me rastin.

Policia ka bërë të ditur se për veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar hapjen e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Next Post
“23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën

"23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur", Policia reagon për protestën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com