• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova apel UEFA-s: Largoni Serbinë nga ndërhyrjet në futboll

by Java News
25/08/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arton Konushevci

Ngjashëm me Kushtetutën e Serbisë, ku në preambulën e saj Kosova paraqitet si pjesë e këtij shteti, edhe Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se ka shtrirje në territorin e Kosovës.

Nisur nga ky parim, Federata e Futbollit të Serbisë organizon edhe gara sportive (futbolli) në territorin e Kosovës, kurse ekipi i Trepçës merr pjesë në ligën e tretë të kampionatit të futbollit të Serbisë.

Një veprim i tillë i federatës serbe, nga autoritetet në Kosovë po konsiderohet si shkelje e rëndë, ngase Kosova tashmë është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat e njohin vetëm Federatën e Futbollit të Kosovës si autoritet që mund të organizojë gara dhe kampionate futbolli në Kosovë.

Së fundi, Federata e Futbollit të Kosovës thotë se ka marrë premtime nga Unioni i Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA) dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar se do ta zgjidhin problemin që ka të bëjë me përfshirjen e klubit Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe ndërhyrjet tjera të Federatës së Futbollit të Serbisë në Kosovë.

Federata e Futbollit të Serbisë ka organizuar disa ndeshje futbolli në territorin e Kosovës.

Këto veprime kanë bërë që Federata e Futbollit e Kosovës t’u shkruajë një letër UEFA-s dhe FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit), për të shprehur kundërshtimin e Kosovës ndaj ndërhyrjeve të Federatës së Serbisë në organizimin e garave brenda territorit të Kosovës.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se për të mos lejuar diçka të tillë, Federata ka reaguar në instancat përkatëse si në Kosovë, po ashtu edhe jashtë saj.

“Ju e dini se gjatë mbajtjes së ndeshjes së Super Kupë, në Stamboll ne kemi treguar rrezikun që shfaqet në ketë rast. Neve nuk na mbetet tjetër përveç se me institucionet tona t’i ndalojmë ato”, tha ai.

Salihu, tha se kjo problematikë është çështje shtetërore dhe se sipas tij, manifestimet dhe organizimet e tilla mund të shndërrohen në diçka problematike që mund të ketë pasoja. Sipas tij, lidhur me rastin në fjalë janë marrë premtime për të reaguar edhe nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.

“Për ketë rast janë të informuar të gjithë, pothuajse. Edhe kryetari Ceferin na ka premtuar se seriozisht se do ta shqyrtojë ketë çështje me palën serbe. Nga ana jonë ne i kemi bërë të gjitha, çka është e mundur dhe kemi bërë sensibilizimin dhe tash po presim. Edhe në FIFA e kemi lajmëruar çështjen. Në anën tjetër u kemi dërguar shkresa të gjithëve, Policisë së Kosovës, Doganës, që mos të lejohen[ klubet nga Serbia] të hynë në Kosovë”, tha Salihu.

Një kërkesë për të t’u përgjigjur në lidhje me këto qëndrime të Federatës së Futbollit të Kosovës, Radio Evropa e Lirë i ka adresuar edhe Federatës së Futbollit të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Kujtim Gashi, ministër në dorëheqje i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha për Radion Evropa e Lirë se ministria edhe institucionet e Kosovës janë duke i ndaluar aktivitet ilegale sportive që të mos ndodhin. Ai tha se Kosova dhe institucionet e saj janë të hapura për komunikim dhe bashkëpunime sportive me të gjitha shtetet, por kjo siç tha ai, duhet të ndodhë në mënyrë zyrtare.

“Kjo çështje aktualisht i ka kaluar mundësitë tona, për faktin se duhet të jetë një trysni pak ma e madhe nga UEFA-a dhe FIFA-a në këtë çështje ndaj Serbisë edhe ndaj çdo shteti që bën organizime në një shtet tjetër. E krejt çka ne bëjmë si shtet, është që të mos lejojmë që të futen në territorin e Kosovës. Përndryshe, pjesën tjetër organizative nuk e bën shteti, nuk e bën ministria, por e bëjnë organet kompetente, pra organizatat sportive, në ketë rast në Kosovë federatat e futbollit në Evropë dhe në botë, UEFA dhe FIFA”, tha Gashi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin një letër në lidhje me përfshirjen e siç thuhet, “të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut”, në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu, është kërkuar që të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

Më 2016, Kosova u bë anëtare, me të drejta të plota, e UEFA-s dhe FIFA-s. Liga e Kosovës në Futboll tashmë njihet si një nga ligat evropiane, çka ka mundësuar që ekipet nga Kosova të garojnë për garat evropiane në kuadër të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndërkaq në nivel shteti, kombëtarja e Kosovës në futboll, është pjesë e Grupit A, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, “EURO 2020”, ku garon me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Next Post
Çfarë janë ‘periodat mashkullore’, që prekin shumë burra?

Ja elementët që meshkujt duhet të shfrytëzojnë për joshjen e femrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In