• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova anulon udhëtimin në Serbi, s’i lejohet flamuri

by Java News
04/12/2015 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taekwond-istët kosovarë nuk do të paraqiten në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-s, që në fundjavë mbahet në Zrenjanin të Serbisë. Federata e Taekwondo-s e Kosovës të martën kishte paraqitur për regjistrim garuesit që planifikonte t’i dërgonte në kampionat, ndërsa të mërkurën Federata e Taekwondo-s e Serbisë, si organizatore e garës, vendosi që Kosova mund të paraqitet vetëm pa simbole shtetërore, pa flamur e himn, shkruan  Koha Ditore.

Federata kosovare më pas kërkoi që të paraqitej e barabartë, si federatat e tjera, me simbole shtetërore, por nuk mori përgjigje. Kështu, të enjten mbrëma u vendos që të mos udhëtohet për Zrenjanin. Udhëtimi parashihej për të premten në mëngjes, në ditën kur janë edhe matjet zyrtare. Garat mbahen të shtunën e të dielën.

Kjo është dashur të jetë paraqitja e parë e sportistëve kosovarë në një ngjarje ndërkombëtare që mbahet në Serbi. Fillimisht nuk dukej se do të ketë probleme. Kur Kosova bëri paraqitjen në faqen e internetit të paraparë për këtë, krahas emrit të garuesve dhe vendit të tyre (Kosovo) u vendos edhe flamuri i Kosovës. Por, pas raportimit të gjerë të mediumeve serbe situata ndryshoi.

Flamuri i Kosovës u hoq nga ajo faqe e internetit dhe në vend të tij u vendos logoja e Unionit Ballkanik të Taekwondo-s që organizon kampionatin ballkanik.

Federata serbe kërkoi falje për lëshimin “teknik” dhe bëri të qartë se do të respektojë tërësisht një rekomandim të Qeverisë së Serbisë, përkatësisht që nuk do të lejojë sportistët nga Kosova të paraqiten duke bartur simbole shtetërore. Federata e Taekwondo-s e Kosovës është anëtare e Unionit Ballkanik të Taekwondo-s, Federatës botërore dhe evropiane të këtij sporti luftarak e olimpik. Por vendimi i serbëve mbeti në fuqi.

Next Post

“Cari” rus, ja 8 gjërat që e bëjnë Vladimir Putin të jetojë si mbret (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In