• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova: Nuk kam marrë as mesazh dhe as telefonatë nga Veliaj

by
22/05/2015 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sherr” live me Eni Vasilin: Je Miss Ngacmimi!

Kandidadi i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Halim Kosova, tha se nuk i interesojnë akuzat e bëra në parlament ndaj tij për afera korruptive në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” apo edhe gjatë kohës që ishte ministër i shëndetësisë.

Duke folur në emisionin “Studion e Hapur” të gazetares Eni Vasili, kandidadi Kosova tha se këto janë akuza që bëhen në kohë fushate dhe se nuk i interesojnë. Ai sqaroi se gjatë kohës që ka qenë ministër, ka shkuar në çdo spital për të parrë mbarëvajtjen e punës si dhe gjendjen në të cilën nddodhej shëndetësia.

Kosova u shpreh në lidhje me akuzat për tenderat, se çdo para që tepronte e rikthente sërish për investime. Ai mohoi të kishte marrë ndonjë mesazh apo telefonatë nga Erion Veliaj.

“Mua nuk më interesojnë kundërshtarët e mi politikë. Unë e kam sfidën me qytetarët dhe se çfarë mund të bëj unë për ta. Pse nuk i thanë akuzat më para? Sa kohë isha ministër, 2 muaj, kam shkuar në çdo spital, madje dhe çdo tepricë nga tenderat e ktheja për investim. Dy ditët e para më kanë ardhur afërsisht 2000 sms në ditë. Stafi më tha që t’i hedhim në kompjuter dhe t’i përgjigjemi të gjithëve. Jo, i thashë. Deri në 3 të mëngjesit i kam kthyer përgjigje. Unë nuk e kam të evidentuar. Nëse më thotë suksese Erioni, s’e di se çfarë përgjigje i kam çuar. Por nëse ti më çon sms Erion Veliaj, po. Nuk e kam bërë lidhjen. Por çdo sms do t’i bësh një urim.” tha Kosova

Lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama që e ka quajtur një “rival të lodhur”, Halim Kosova u shpreh se këto janë deklarata të thëna në kohë fushate, pasi përpara Rama i ka bërë propozime të reja, por pa dhënë shumë detaje.

Ai tha se nuk e zgjodhi ai të ishte kandidat për bashkinë e Tiranës, por se ishte 95% e strukturave që e shihnin si fitues të zgjedhjeve.

“Rama thotë se jam i lodhur? I ka thënë në kohë fushate pasi më parë më bënte propozime të tjera. Unë nuk zgjodha të isha kandidat. Ishte baza e PD që me sondazhet e kryera në 95% të tyre unë dilja fitues dhe kandidati i duhur.” tha ai

Megjithatë, temperatura ne studio ishte e nxehtë. Edhe pse në Studion e hapur të Eni Vasilit ai tentoi t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve që i kishte bërë konkurenti Veliaj, Kosova u duk  tensionuar nga pyetjet e Vasilit. Madje në një moment ai ju kthye asaj gati-gati me protestë duke i thënë se ishte ngacmuar më shumë se kudo gjetkë me pyetje. Për këtë shkak, edhe vetë drejtuesen e emisionit e quajti Miss Ngacmimi. Madje direkt gjatë transmetimit.

Next Post

Berati jep shembullin, dy kandidatët takim të përbashkët me banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In