• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kosa” e vettingut mbërrin në Gjykatën e Lartë

by Java News
02/06/2018 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosa e Vetingut i afrohet Gjykatës së Lartë, e njohur si shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në e Shqipëri dhe që për disa dekada ka patur juridiksionin fillestar për gjykimin e akuzave penale kundër funksionarëve shtetërorë, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e niveleve më të larta të sistemit.

Pas skanimit dhe për rrjedhojë mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, skanerit të trefishtë të Vetingut do t’i nënshtrohen anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga java që vjen. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ditën e martë, në datën 5 qershor, do të paraqitet para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit mbi ligjshmërinë e pasurisë së tij, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Islamaj do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Gjatë kësaj seance, trupa gjykuese, bazuar në një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe në një hetim më të thelluar nga njerëzit e Vetingut, në bashkëpunim me përfaqësues të SHBA-BE, do të japin një sinjal të qartë nëse pasuria e Edmond Islamajt është apo jo e justifikuar. Ky konkluzion do të jetë përcaktues për fatin e gjyqtarit nëse do të përjashtohet drejtësia apo do të konfirmohet në detyrë.

Pasuria e Edmond Islamajt
Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili do të dalë ditën e martë para Komisionit të Vetingut. Gjyqtari Edmond Islamaj, në deklaratën e fundit të pasurisë, e cila i përket vitit 2017, deklaron se prindërit e bashkëjetueses u kanë dhuruar fëmijëve të tij një truall dhe banesë në Durrës, me sipërfaqe 106 m6.

Gjithashtu, anëtari i Gjykatës së Lartë thotë se, po gjatë vitit 2017, ai ka marrë si dhuratë nga prindërit e tij një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2. Gjatë vitit që lamë pas, Islamaj deklaron para cash 100 000 lekë, 1 mijë euro si dhe pagën si gjyqtar 1 559 752 lekë.

Bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, deklaron pakësimin e llogarisë në Credins Bank në vlerën 3 500 euro, të ardhura nga paga pranë Autoritetit Portual Durrës, 821 337 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e ambientit për periudhën qershor-dhjetor 2017, 148 750 lekë.

Më parë, bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, ka deklaruar blerjen e një toke kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë, me vlerë 137 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2014, deklarojnë të ardhura nga shitje e autoveturës “Land Rover”, me vlerë 20 000 euro.

Edhe dy prokurorë nën kontroll
Po gjatë javës që vjen, me rezultatet e Vetingut do të njihen edhe dy prokurorë. Ata janë Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Anila Leka do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, ndërsa Dritan Prençi do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Dritan Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës.

Sa i takon pasurisë, Dritan Prençi deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro, blerë në vitin 2008, me kredi bankare, ndërsa ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011. Sa i takon të ardhurave, Dritan Prençi deklaron 1 383 540 lekë pagën dhe shpërblime si dhe 408 000 lekë të ardhura të bashkëshortes nga paga si Infermiere pranë QSUT.

Pasuria e Edmond Islamaj nga viti 2012-2017

Pasuria 2017
Fituar me kontratë dhurimi nga babai dhe nëna, apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2.
Fëmijët e mitur kanë fituar secili me ½ pjesë nëpërmjet kontratës së dhurimit nga gjyshërit, truall dhe banesë në Durrës, me sipërfaqe 106 m2. Kjo pasuri vjen nga trashëgimia prej gjyshit të bashkëjetueses.
Mbyllur llogaria e pagës, minus 330 000 lekë.
Pakësim i llogarisë në Credins Bank, 450 000 lekë.

Gjendje cash, 100 000 lekë dhe 1 mijë euro.
Të ardhura neto si gjyqtar, 1 559 752 lekë.
Sonila Toska, bashkëjetuesja, pakësim i llogarisë në Credins Bank, 3 500 euro.
Të ardhura nga paga pranë Autoritetit Portual Durrës, 821 337 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambientit për periudhën qershor-dhjetor 2017, 148 750 lekë.

Pasuria 2016
Të ardhura nga paga neto si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të një depozite, 11 611 lekë.
Gjendja e një depozite kursimi në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga ndër vite, 20 000 euro.
Kartë krediti në në bankë të nivelit të dytë me limit 200 000 lekë, limiti i pa tërhequr.
Bashkëjetuesja, zonja Sonila Toska, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura familjare ndër vite, 15 000 euro.
Bashkëjetuesja, zonja Sonila Toska, kartë krediti me limit 300 000 lekë, limiti i pa tërhequr.

Pasuria 2015
Paga nga detyra si gjyqtar në gjykatën e lartë 1 576 316 Lekë.
Blerje pasuri tokë kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë 137 000 lekë.
Bashkëshortja ka blerë makinë të prodhimit të vitit 2008 për shumën 3 000 euro.
kursime në të holla nga paga e deklaruesit 150 000 lekë.

Pasuria 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Tiranë, 1 595 860 lekë.
Bashkëjetuesja, të ardhura nga paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,
Të ardhura nga shitje e autoveturës “Land Rover”, 20 000 euro.
Gjendja cash, 150 000 lekë.

Pasuria 2013
Paga si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.
Toska paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 855 647 lekë.

Pasuria 2012
Paga si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë. Toska paga si specialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 855 647 lekë. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Ambasadori Scott mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ambasadori Scott mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

August 3, 2026
Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

August 3, 2026
Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

August 3, 2026
Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

August 3, 2026
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

August 3, 2026
Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com