Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vizitoi Malin e Zi, të cilin e konsideroi shtet pararojë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “
Mali i Zi duhet që të përshpejtojë ritmin e reformave. Ju ende nuk e keni përfunduar punën tuaj në fushën e sundimit të ligjit. Ky duhet që të jetë prioriteti juaj. Çdo shtet anëtar duhet të ketë gjyqësor të pavarur dhe kapacitete për të luftuar korrupsionin në një nivel të lartë dhe krimin e organizuar. Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis për këto çështje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një projekt kombëtar. Nuk është një projekt i një qeverie. Duhet që të mbështetet nga të gjitha partitë politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë”, tha Marta Kos.
Kos tha se BE-ja kishte nxjerrë mësime nga zgjerimet e mëparshme dhe dëshiron që të mbrohet nga situatat ku shtetet e reja anëtare nuk do të vijonin që të ndiqnin rregullat edhe pas anëtarësimit të plotë në familje.
“Po hyjmë në një epokë të re evropiane. Ky është një vit kyç dhe domethënës. Mali i Zi ka ende 19 kapituj të mbetur në negociatat me BE-në. Kapitujt 23 dhe 24 për shtetin ligjor janë fokusi ynë kryesor. Ne mendojmë se anëtarësimi i plotë në vitin 2028 është një qëllim shumë ambicioz, por i arritshëm”, u shpreh kryeministri i Malit të Zi. Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, parashikohen deri në 383.5 milionë euro për Malin e Zi, në varësi të zbatimit me sukses të reformave.











