• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

by A R
13/09/2026 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, komisionerja për zgjerimin Marta Kos dha detaje mbi propozimet që do të bëjë publike më 30 shtator për procesin e zgjerimit.

“Komisioni Evropian do të prezantojë një qasje më ambicioze ndaj integrimit gradual. Duhet të përqendrohemi veçanërisht në sektorët strategjikë që do ta formësojnë kontinentin tonë për dekada të tëra. Energjia, transporti, lëndët e para kritike, rrjetet dixhitale dhe infrastruktura e inteligjencës artificiale.  Vendimet që merren sot do të përcaktojnë se si do të duket Evropa pas 10 ose 20 vitesh. Nuk duhet që të rrezikojmë që anëtarët tanë të ardhshëm të ndërtojnë varësi nga shtete të tjerë që bien ndesh me interesat tona afatgjata”, tha komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Krahas integrimit gradual, Kos do të prezantojë edhe masat mbrojtëse për shtetet e reja që shkelin detyrimet ndaj shtetit ligjor.

“Njerëzit kanë frikë se nëse pranojmë shtete të reja të sapoardhurit, do të na shkatërrojnë nga brenda. Kur unë për herë të parë në nëntorin e kaluar përmenda termin “Kuajt e trojës”u kritikova shumë nga disa vende. Tani po flasim se si të bëjmë masa mbrojtëse që kur të pranojmë anëtarë të rinj, të jemi ende të aftë që të marrim vendime. Sundimi i ligjit sjell më tepër siguri për investimet e huaja, dhe të kenë një pozicion të barabartë nëse do të shkojnë në gjykatë”, tha Kos.

Solli si shembuj të zhvillimit ekonomik nga zgjerimi shtetet ish komuniste të Evropës qendrore.

“Ne kemi parë në Evropën Qendrore dhe Lindore ku zgjerimi solli prosperitet për miliona qytetarë. Kjo është rruga që tani duam të përsërisim me shtetet aktuale kandidate. Këtë vit tregtia dypalëshe mes Gjermanisë dhe Polonisë do të jetë më e lartë se ajo mes Gjermanisë dhe partnerit tradicional, Francës. Kjo është për mua prova se si Polonia, Sllovenia ose Bullgaria ka përparuar dhe njerëzit atje po jetojnë më mire sesa më parë”, tha Kos.

Për Kos krahas të djathtës ekstreme rrezik për zgjerimin në BE mbeten Rusia dhe Kina.

“Rusia po përpiqet të na shqetësojë, të ndalojë që shtetet kandidate të bëhen anëtarë të BE-së. Për shembull, kemi parë, një ditë pasi njoftuam se filluam përgatitjen e traktatit të pranimit për Malin e Zi, numri i sulmeve kibernetike u rrit dhe dezinformimi është forcuar. Kina po fshihet disi me investime tek shtetet kandidate duke pritur që sapo ato të jenë në BE, kompanitë e tyre të jenë pjesë e tregut të përbashkët. Pra, ata po veprojnë ndryshe ndaj për momentin nuk e shohim fushatë dezinformimi nga ana e tyre”, tha Kos.

Kërkoi mbështetje nga liderët Evropianë për procesin e zgjerimit.

“Unë mund të jem komisionerja më e mirë në pjesën teknike të zgjerimit. Pa shtetet anëtare, dhe pa udhëheqësit e tyre që angazhohen dhe flasin pozitivisht për zgjerimin është shumë e vështirë që unë të ec përpara. Kam shpresa të mëdha për Këshillin Evropian qe mbahet në mesin e muajit tetor, ku pres që nga udhëheqësit të marrim angazhime konkrete”, tha Kos.

Nga rajoni ynë Mali i Zi synon që të jetë anëtari i 28-të i BE-së ndërsa Shqipëria synon të anëtarësohet në vitin 2030.

Next Post
Përleshje masive në Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Përleshje masive në Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In