• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Korsi e posaçme për “Ballkanin e Hapur” në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

by A R
07/04/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në hyrje të vendkalimit kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Preshevë-Tabanoc, është hapur një korsi e veçantë me mbishkrimin “Ballkani i hapur”, dedikuar transportuesve të kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët kanë statusin e subjektit të autorizuar afarist, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave të Serbisë, më 7 prill.

Marrëveshjet për njohjen e statusit të subjekteve ekonomike të autorizuara, bazuar në një deklaratë të mëparshme të Ministrisë së Financave të vitit 2021, lehtësojnë shumë kalimin e kufirit dhe sjellin përfitime tjera për disa kompani.

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka deklaruar se nisma e “Ballkanit të Hapur” synon të përshpejtojë ndjeshëm fluksin e mallrave dhe shërbimeve, të krijojë një treg të vetëm pune dhe kushte më të mira biznesi për kompanitë.

Ai tha se kjo detyrimisht do të çojë në një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë dhe në një standard më të lartë të jetesës për qytetarët e vendeve nënshkruese të kësaj nisme.

“Kamionët nuk duhet të presin me orë të tëra në kufi, por të gjitha procedurat e nevojshme do të kryhen shpejt dhe me efikasitet. Në këtë mënyrë ne dëgjojmë zërin e ekonomisë dhe kontribuojmë në përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit ekonomik në vendin tonë”, tha Mali.

Ai po ashtu tha se në kuadër të kësaj nisme janë nënshkruar marrëveshje, të cilat përveç lehtësimit të tregtisë, duhet të kontribuojnë edhe në bashkëpunim në fushën e inspektimeve ushqimore, fitosanitare dhe veterinare. Mali gjithashtu rikujtoi edhe marrëveshjen e arritur për një leje të vetme të punës ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ne po zgjidhim çështjet që rëndojnë ekonominë, si pritjet në pikat kufitare, procedurat e ndërlikuara administrative, apo mungesa e fuqisë punëtore. Të gjitha këto janë gjëra që sjellin përfitime të shumta për të gjitha vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar Mali.

Çfarë është “Ballkani i Hapur”?

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, që fillimisht u quajt “Mini-Shengeni”, u themelua në tetor të vitit 2019.

Më vonë, në Novi Sad të Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, firmosën një deklaratë me synim të krijimit të “Mini-Shengenit” ndërmjet tre vendet.

Në mbledhjet e delegacioneve të tyre, tri shtetet kanë vendosur që lëvizja e lirë e qytetarëve të bëhet me letërnjoftime dhe që nga 1 janari 2023 të hiqen kontrollet doganore. Gjithashtu u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

Në dhjetor të vitit 2021 u nënshkrua marrëveshja që lehtëson marrjen e lejeve për punëtorët nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dhe disa marrëveshje në fushën e inspektimit veterinar dhe fitosanitar.

Iniciatorët e “Ballkanit të Hapur” kanë përsëritur vazhdimisht se kjo nismë është “gjithëpërfshirëse” dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen, por Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, nuk e kanë parë me entuziazëm këtë ide.

Partitë politike në Kosovë, në pushtet dhe në opozitë, vlerësojnë se një nismë e tillë është pa vizion dhe e rrezikshme. Përfaqësuesit politikë të Malit të Zi si dhe të Bosnje-Hercegovinës mbeten në qëndrimin se nuk duhet të bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë për rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

/a.r

Next Post
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Po i japim informacione sekrete Ukrainës për operacionet e saj në Donbas

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Po i japim informacione sekrete Ukrainës për operacionet e saj në Donbas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In