• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni për të marrë patentën/ Gonxhe: Kemi rregulluar pyetjet, ishin bërë vetëm që të ngelje, kamera në çdo makinë testimi

by Java News
17/01/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, në një prononcim për Report Tv është shprehur se situata problematike me aksidentet në rrugë dhe sjelljet jo të mira, lidhen edhe me pajisjen me patentë të personave që nuk e kanë merituar. Tashmë sipas Gonxhes, në çdo automjet ku do të kryhet testi i praktikës për marrjen e patentës do të ketë kamera që filmon çdo situatë dhe me zë.

“Ka njerëz dhe komisionerë që kanë sjellje negative. Por detyra jonë është që testi të jetë objektiv dhe i saktë. Të mos i hahet askujt haku për personat që mësojnë e përgatiten për testin. Kemi hequr 1,200 pyetje që ishin një çark për të futur dhe ata që mësonin në kurth dhe kemi korrigjuar rreth 1,800 pyetje të tjera duke rregulluar rreth 70% të pyetjeve të testit të teorisë. Është mundësuar simulimi i testit zyrtar online për të gjithë qytetarët pa pagesë në faqen zyrtare të DPSHTRR. Ndërkohë, ka nisur puna për implementimin fizik të sistemit intereaktiv të monitorimit ku do lidhen gjithë sportelet, sallat e testimeve, mjetet e autoshkollave gjatë testit të praktikës në qarkullim, ambientet administratë e oborre, kontrolli fizik, poligonet e testimit të manovrave të parkimit, arkivat, sistemet e radhës, etj. çka do t’a ngrejnë shërbimin, sigurinë e testimeve, kredibilitetin ndaj çdo afere/abuzimi në një nivel të panjohur më parë. Për të rritur standardin dhe monitorimin për testimin praktik të kandidatëve, DPSHTRR ka planifikuar investime në poligonet e testimit praktik të kandidatëve për t’u pajisur me lejedrejtimi në 8 qytete kryesore të Shqipërisë për vitin 2020”, tha Z. Gonxhja.

Ndërkohë për targat e reja, Z. Gonxhja është shprehur se kanë 15 elementë sigurie dhe që nuk mund të falsifikohen.

“Targat e reja tashmë do të aplikohen për të gjitha regjistrimet e reja të mjete apo ndërrime që lidhen me humbjen, vjedhjen apo dëmtimin e targave. Targat përmbajnë 15 elementë sigurie, kanë një barkod unik progresiv që reflektohet në sistem. Është e pamundur të falsifikohet. Targat e tjetërsuara, targat e falsifikuara duhet të hiqen nga mendja. Targat tona të reja, më të mirat në rajon dhe në standardet e BE-së.”, tha Z.Gonxhja.

Për sa i përket garave të shpejtësisë që shpesh herë janë kthyer në një problem dhe burim aksidentesh për përdoruesit e tjerë të rrugës, Z.Gonxhja është shprehur se kjo gjë pritet të marrë fund. Sipas tij, shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një Auto Moto Park pë të gjithë të apasionuarit pas garave si për përdorim sportiv, ashtu edhe për testime specifike.

“Një nga risitë është që adrenalina e talenteve të timonit të shkarkohet në kushte të sigurta dhe jo në rrugë duke rrezikuar veten dhe të tjerët”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
Shkarkohet Marsela Balili, pasuria “merr në qafë” anëtaren e Gjykatës së Posaçme

Shkarkohet Marsela Balili, pasuria "merr në qafë" anëtaren e Gjykatës së Posaçme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com