Në portalin stopkorrupsionit.al në shtatë muaj janë shënuar 8550 raste denoncimesh nga qytetarët shqiptarë.
Këto janë statistikat që ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook”, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi
Legalizimet, policia dhe arsimi janë fushat me përqindjen më të lartë të denoncimeve, ndërkaq pjesa më e madhe e raportimeve kategorizohen si ankesa të qytetarëve.
Sipas tij, këto të dhëna janë mjaft inkurajuese dhe reflektojnë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve shqiptarë në denoncimin e rasteve të ndryshme si edhe ndjekjen hap pas hapi të çdo denoncimi nga zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit.