• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni më i fortë se normaliteti

by Ben Andoni
31/03/2024 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë të mos lexosh apo dëgjosh për arrestime dhe akuza për korrupsion. Është kaq e tepruar kjo situatë, saqë të duket sikur jemi në një “Sodomë” korrupsioni. Kuptohet se shigjetat kryesore janë me të drejtë mbi mandatin e tretë të Ramës, por kur kujton ecurinë e paraardhësve të tij, shtuar me problemet e administratave të shumta deri në ditët e sotme, kupton se korrupsioni është i rrënjosur thellë. Dhe, kur di sesi funksionon legjislativi, njerëzit që i përfaqësojnë aty shqiptarët, pengesat që i nxjerrin autoritetet medias për të dhënat kupton se beteja ndaj korrupsionit do mbetet e vështirë. Të rinjtë që vinë me idealizëm, jo në pak raste ‘u pëlqen’ kjo lloj jete. Shumë nga emrat janë fare të panjohur, por të katapultuar frikshëm…

Gjithsesi, Shqipëria ka shënuar përmirësim të lehtë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023, referuar raportit të fundit të Transparency International. Vendi ynë tashmë vlerësohet me 37 pikë nga 36 pikë një vit më parë, duke u renditur i 98-ti mes 180 vendeve. Është nga të paktat momente që lemë pas Serbinë, kur flitet për indikacione, që tashmë i kanë mbetur vetëm 36 pikë dhe shtrëngon vendin e 104. Mali i Zi është kryesues në rajon sepse është në vendin e 63 (46 pikë) dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 76-të (42 pikë), madje të dy vendet përmirësuar me një vit më parë, ndërsa Kosova mbeti në vend (në vendin e 83 me 41 pikë), por dukshëm shumë para Shqipërisë.

Ajo që të bën përshtypje është se megjithë këto akuza, nuk funksion fare asnjë kallëzim? Të rinjve dhe fashave të ndryshme sociale nuk u bën fare përshtypje. Si ka mundësi që nuk funksionon struktura e bilbilfryrësve, që duhej të nxirrte problematika në institucione? Si ka mundësi që opozita bën zhurmë dhe nuk u thellua në tregimin e skemave të korrupsionit? Pse ndodh, që nuk ka frikë ndaj auditeve? Pse po ndodh kështu me pronat, kadastrën? Pse nuk ka frikë dhe si justifikohet e keqja?“Për këtë arsye kemi nevojë për një qasje të re për të luftuar korrupsionin sistematik, këtë korrupsionin endemik që është duke gërryer çdo qelizë të qeverisjes. Kemi nevojë për një mënyrë të re, për një qasje të re duke nisur nga ligjet bazë tek ato më specifike. Për të nisur nga fushat me prokurimet, tatimet, me koncesionet, me pronën dhe kadastrën, me të gjitha ato sektorë që ofrojnë shërbime dhe në qendër të kësaj lufte duhet vendosur parlamenti. Nuk kam asnjë besim që ato që sot shkojnë përditë tek SPAK mund ta luftojnë korrupsionin”, ka shkruar në një prononcim të saj deputetja Tabaku.

Por, nëse ka lajm “të mirë” ose ‘ngushëllues’ është se tashmë me korrupsionin nuk i kanë punët mirë as vendet më të përparuara demokratike. Pavarësisht se janë në pozicionin shumë më të mira sesa ne, disa demokraci të rangut të lartë, si Suedia (82), Holanda (79), Islanda (72) dhe Mbretëria e Bashkuar (71), identifikohen me rezultatet e tyre më të ulëta ndonjëherë në CPI prej kur ky raport botohet.

Me pak fjalë, korrupsioni është kudo i hidhur por në rastin shqiptar është i tillë saqë trembesh nga anonimët që katapultohen me pasuritë e frikshme dhe që rriten përditë e për orë përballë syve tanë dhe që e kemi aq të vështirë t’i ndalim, kur mekanizmat e shtetit tonë nuk mjaftojnë t’i ndalin. Si shpërdorohet gjithçka e mirë në këtë vend? Ku ka mbetur kinse idealizmi? Pse shoqëria nuk ka mekanizma ta ndalë këtë makth?

Në një qasje më sociale, dikur Monteskie e përçonte këtë tek moshat e mëdha. “Nuk janë të rinjtë që degjenerojnë; ata nuk korruptohen derisa të shohin ata të moshës së pjekur që janë të zhytur tashmë në korrupsion”, shprehej dikur ai. (Javanews)

 

 

 

Next Post
ZARFI I ZI! Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother, pritet vendimi për Ilnisën dhe Meritonin

ZARFI I ZI! Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother, pritet vendimi për Ilnisën dhe Meritonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

September 29, 2026
Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë -

Rusia fillon mobilizimin, Zelensky lëshon alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë në frontin rus

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com