• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korrupsioni i gjyqtares, si u ul pazari nga 60 në 50 mijë euro

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

60 mijë euro është kërkuar fillimisht nga bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea për vendimin në favor të pronarëve nga Saranda. Biseda për pazarin që do të blihej vendimi është përgjuar nga Prokuroria dhe do të paraqitet këtë të hënë si provë në gjykatë ku të arrestuarit mes tyre dhe sekseri Petraq Dashi do të njihet me akuzën dhe masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tij nga Gjykata e Lartë.

Petraq Dashi, nga qyteti i Fierit, rezulton se në dosjen e korrupsionit për pronat në të cilën është përfshirë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka pasur rolin e sekserit. Sipas Prokurorisë, njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos

Sipas prokurorisë njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos.

Ilia Cabiri është personi që ka dorëzuar 50 mijë euro tek Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares. Cabiri, Dashi dhe Eleni Lino do të dalin para gjykatës këtë të hënë për tu njohur me masat e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tyre në mungesë.

Në mungesë pritet që masa e sigurisë të vlersohet për Odhise Andrean bashkëshortin e gjyqtares tashmë të pezulluar nga kolegët e saj për dyshimet se është përfshirë në korrupsion.

Ndërkohë për gjyqtaren Andrea nuk do të ketë asnjë proces vlersimi mase pasi tashmë pezullimi i saj nga detyra ka hyrë në fuqi menjëherë dhe për këtë rast është vënë në dijeni Presidenti i Republikës dhe Parlamenti.

Si u arratis çifti Andrea?
Për zbardhjen e përfshirjes në korrupsion të pesë shtetasve të mësipër prokuroria ka patur në përgjim 10 numra telefoni mes tyre dhe të bashkëshortit të gjyqtares.
Nga këto përgjime bënë me dije burime nga grupi hetimorë rezulton se fillimisht cmimi që duhej paguar për të marrë në favor vendimin e gjykatës ishte 60 mijë euro .

Por ky çmim i është dukur shtrenjtë Cabirit dhe i ka kërkuar Dashit të negociojë me Odhise Andrean dhe kanë arritur si përfundim në vlerën 50 mijë euro.
48 orë pas arratisjes me target drejt italisë në sistemin tims rezulton se cifti Andrea ndodhet jashtë shqipërisë dhe nuk janë kthyer dhe telefonat e tyre janë të fikur pasi oficerët e policisë kanë tentuar disa herë të lidhen për ti kërkuara paraqitjen në polici.

ma.me

Next Post

Shoqëria civile proteston: Më 21 korrik kuptojmë kush e do Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In