• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korrupsioni, dënohet me 8 vjet burg kreu i komunës Bërzhitë

by
21/07/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar sot me 8 burg Genci Dritën, kreun e Komunës së Bërzhitës, me akuzën e korrupsionit. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të bëjë 5 vjet e katër muaj burg. Në seancën e sotme, Drita ka kërkuar pafajësi, por gjykata pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur ta dënojë atë me burg.

Bashkë me të u dënua edhe përgjegjësi i zyrës së tatim taksave në komunës, Armando Burri, i cili sipas gjykatës do të vuajë 3 vjet heqje lirie, duke përfituar gjithashtu nga gjykimi i shkurtuar.

Hetimi i Prokurorisë

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal në vitin 2014, në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasi F.M. për veprën penale të “korrupsionit pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike”. Kallëzuesi akuzoi punonjësit e komunës Bërzhitë, Tiranë, Genci Drita, kryetar i kësaj komune dhe Armando Burrin, me detyrë përgjegjës i Zyrës Tatim Taksave pranë kësaj komune, se në mënyrë korruptive i kanë kërkuar një shumë monetare prej 4.500 Euro, në këmbim të dhënies se një leje përdorimi për një hapësire publike, e cila ndodhet ngjitur biznesit tij. Fjala është për një shesh, i cili është krijuar nga biznesmeni në një vend ku grumbulloheshin mbeturina.

Kallëzuesi ka filluar të sistemojë një përrua që ndodhet përballë hotelit tij dhe për këtë ka vënë në dijeni kryetarin e komunës Bërzhitë, Genc Drita që ka miratuar verbalisht sistemimin në fjalë, duke i thënë se mund t’ia bënte me letra lejen e përdorimit nga ana e komunës kundrejt taksave qe ka komuna. Kallëzuesi ka filluar kryerjen e punimeve për sistemimin e kanalit (përroit) ku kishte shumë mbeturina dhe kafshë të ngordhura që lëshonin një erë të padurueshme. Kur po bënte këto punime, aty ka shkuar inspektor i Urbanistikës së komunës Bërzhitë, N.M., i cili i ka thënë se e kishte dërguar kryetari i komunës Genc Drita për të bërë bllokimin e punimeve që ai po kryente, njëkohësisht i ka shkuar edhe Policia e Rendit që i kanë bllokuar kryerjen e punimeve me urdhër të kryetarit të komunës, Drita. Pikërisht në këtë kohë, sipas Prokurorisë kanë nisur edhe veprimet e zyrtarëve për të kërkuar ryshfetin.

Biznesmeni menjëherë pasi i janë kërkuar 4.500 euro për shfrytëzimin e sheshit në fjalë, ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncim në gusht 2014. Nga përgjimet ka dalë se biznesmeni ka komunikuar me të arrestuarin Armando Burri për dorëzimin e shumës së kërkuar. Pas këtij momenti, i dyshuari Armando Burri ka telefonuar kryetarin e komunës Genci Drita, të cilin e ka vënë në dijeni se “puna u krye në lidhje me lejen e personit të biseduar më parë” dhe kanë lënë takim në afërsi të qendrës Tregtare “TEG” Sauk, ku u bë organizimi dhe realizimi i kapjes dhe arrestimin në flagrance të shtetasve të tyre. Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Genc Drita iu gjet shuma prej 10.000 euro, kurse shtetasit Armando Burri iu sekuestrua shuma prej 1.500 euro.

Next Post

Euro arrin në tregun vendas në nivelin më të ulët të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In