• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korrupsioni, akuza kërkon tre vjet burg për ish-kryeprokurorin e Pukës

by A R
07/11/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënim me 3 vite burg për ish- kryeprokurorin e Pukës, Pëllumb Prençi, i cili akuzohet për korrupsion, raporton BalkanWeb. Prençi u arrestua së bashku me ish-kreun e Gjykatës, Shtjefën Lleshi. Sakaq, mësohet se seanca e radhës u caktua pas dy javësh.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi, u përfshi në skandalin e transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”, ku kancelarja dhe sekretarja e Gjykatës së Pukës shfaqeshin në një video duke numëruar parátë që u ishin dhënë si ryshfet nga një qytetar. Ky i fundit kishte paguar miliona me qëllim që drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, prokurori e gjykatësi të firmosnin për lirimin nga burgu të një të afërmi të tij, i cili gjendej në burg, për akuzën e tubimit të paligjshëm.

Kancelarja e Gjykatës Pukë, Meliha Kuka, sekretarja gjyqësore, Liljana Shkau, shfaqeshin me zë e figurë, duke ndarë paratë për llogari të krerëve të institucioneve. Për skandalin u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve kancelarja e Gjykatës Pukë, Meliha Kuka, sekretarja gjyqësore Liljana Shkau, avokatët Fariz Xhurxhi dhe Fran Dashi, si dhe D. Prençi, i dyshuar si sekser. Ish-drejtuesi i prokurorisë Prençi dhe ish¬kreu i gjykatës, Shtjefën Lleshi u shkarkuan nga funksionet e tyre. Të dy po gjykohen për akuzën e korrupsionit. Në një kohë që disa prej personave të përfshirë në skandal i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë, pasi i kanë shlyer masat e dënimit.

BW

Next Post

Ministria e Forcës së Sigurisë përkrahje nga Letonia për anëtarësim në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com