• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

by Java News
30/05/2024 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Perriu

Përjashtim i kandidatit për të siguruar fitore pa garë në Universitetin e Elbasanit

Kush po e pengon të futet në fushatë zgjedhore kandidaten për postin e rektorit të universitetit të Elbasanit? Ajo çka po ndodh në këtë universitet që ka shqetësuar opinionin akademik dhe intelektual të qytetit, lidhet me pengesat për të shmangur nga gara për postin e Rektorit të këtij universitetit të kandidates Profesoreshës së nderuar Majlinda Perriu, duke mos e miratuar si Kandidate  me një vendim të paligjshëm të KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor) të këtij universiteti, Komision që i merr urdhërat direkt nga zv.rektorja nga Rektori aktual, për të favorizuar zv. rektoren e tij e cila kandidon për postin e rektorit, duke synuar të realizojnë formulën e riciklimit të njëri tjetrit.

Shkelja e parë: KIZ, ka tejkaluar kompetencat  duke dhënë vendime në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë, Rregullores Zgjedhore të Universitetit(Kreu II, neni 6/g) ku citohet se “KIZ regjistron kandidatët për rektor…”, dhe jo gjykon kandidatët, duke marrë  rolin e gjykatës duke interpretuar edhe ligjet për institucionet e tjera jo universitare.

Kështu, me vendim  Nr. 12 të datës 26.05.2024 KIZ ka vendosur të mosmiratojë regjistrimin e kandidaturës për të marrë pjesë në zgjedhjet për postin e rektorit, të profesoreshës me një karrierë 25 vjeçare në fushën e arsimit Majlinda Perriu, pavarësisht përmbushjes nga ana e saj të të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në rregulloren e zgjedhjeve të universitetit.

Shkelja flagrante: në këtë vendim të KIZ thuhet se; aktualisht kandidatja ushtron detyrën e Prefektit të Qarkut, ndërkohë që është lehtësisht e vërtetueshme se me Vendim të Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Perriu është liruar nga ky pozicion më dt. 24.05.2024, VKM Nr. 314, pra 2 ditë përpara se të merrej vendimi i KIZ i datës 26 maj.

Është e pakonceptueshme dhe e papranueshme se si mund të merret ky vendim nga KIZ më 26.05.2024, datë kur Zj Majlinda Perriu nuk rezulton më në pozicionin e pretenduar nga vendimi i KIZ, gjë që tregon se jo vetëm nuk është bërë asnjë verifikim në këtë rast, por vendimi është marrë në mënyrë arbitrare, madje dhe pa kërkuar asnjë informacion sqarues nga kandidatja në fjalë. Ku e gjen guximin ky komision të shkelë Vendimet e Qeverisë dhe të vendosë padrejtësisht për skualifikimin e një pedagogeje me titullin akademik “Professor” që plotëson të gjitha kriteret.

Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit, të instancave kompetente ligjzbatuese, për të hetuar dhe për të vënë para përgjegjësisë paligjshmërinë dhe shkeljet e të drejtës demokratike për zgjedhje të ndershme dhe të lira në universitetin e Elbasanit.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit të ngrijë procesin zgjedhor në universitetin e Elbasanit për postin e rektorit, deri në një interpretim juridik të bërë nga strukturat juridike të kësaj ministrie, kërkesë që duhej të ishtë bërë nga vetë universiteti i Elbasanit.

*Kanditate për rektore

 

Next Post
Celibashi: Vota e diasporës. Do jetë e pamundur për zgjedhjet e 2025 nëse s’bëhen ndryshimet këtë sesion! Kostoja për votë nga 20 deri në 50 euro

Celibashi: Vota e diasporës. Do jetë e pamundur për zgjedhjet e 2025 nëse s’bëhen ndryshimet këtë sesion! Kostoja për votë nga 20 deri në 50 euro

Comments 1

  1. Studenti says:
    2 years ago

    Pershendetje.
    Waw ……Mis 200 Eurshi , do te kandidoje per Rektore?
    Ajo ka marre titullin ” Profesore ” me dokumenta te fallsifikuara. Ministria e Arsimit duhet te kontrolloje dokumentat e titullit.
    Te ngrihet nje komision dhe z. Peza, ( me nxenes te shkolles se mesme te cilet flasin anglisht) dhe kjo zonja te flasi Anglisht, me ta … Ajo ka blere certifikaten ” C1″ dhe qe ketu do ta kuptoni qe dokumenti qe ka paraqitur ketu per titullin ” profesor” e ka blere me leke.
    Gjithashtu ti kontrollohen te gjithe dokumentacioni per titullin. Dhe ky kontrolle ne te behet ne publik, qe te kuptoni kush eshte ajo.
    Per kete jane pushuar nga puna dhe njerez….
    Ju lutem bejeni kete gje?
    Gjthashtu i kerkoj emisinit ” STOP ” ose ” FIKS” te kryeje investigimin ne lidhje me marrjen e kesaj certifikate te gjyhes se huaj, so do dalin plot gjera si ka arritur deri ketu.
    Pastaj ajo te vazhdoje proceduren per kandidim

    Reply

Leave a Reply to Studenti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

February 21, 2026
I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

February 21, 2026
Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

February 21, 2026
“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

February 21, 2026
Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In