• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsion me vetëdije nga Kuvendi i Shqipërisë

by Mero Baze
12/09/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sa herë që nis një sesion i ri parlamentar, politika shqiptare ndeshet me një traditë të pështirë të krijimit të grupeve parlamentare fiktive. Prej dje, tre kryetarë partish të djathta, që dalin gjithë jetën deputetë, ose me siglën e PS, ose me siglën e PD, filluan praktikën e tyre të krijimit të një grupi të ri parlamentar.

Më i shquari prej tyre është Fatmir Mediu. Ky njeri, prej vitit 2001 del rregullisht deputet nga lista e PD dhe na mbin në sy si kryetar republikan, edhe pse nuk ka guxuar kurrë të dalë deputet si i tillë.

Kjo praktikë, përveçse është fyese për elektoratin shqiptar, është dhe pranim publik i korrupsionit prej parlamentit të Shqipërisë. Pamvarësisht xhepave ligjorë që ata gjejnë, parlamenti i Shqipërisë bën me ndërgjegjie një vepër korruptive, pasi lejon të krijohet një grup parlamentar fiktiv, i cili trajtohet ndryshe politikisht dhe financiarisht, duke devijuar rregullat e lojës para zgjedhjeve.

Pra, është një vendim që ka ngarkesë edhe financiare, dhe si i tillë është akt i pastër korrupsioni, për të cilin dikush duhet të përgjigjet.

Një grup i ri fiktiv, kërkon një buxhet të ri, kërkon pagesë ekstra për pjesmarrje në konferencën e kryetarëve, ka më shumë hapësirë për dalje televizive etj. Pra, është një akt korruptiv i ndërgjegjshëm nga vetë parlamenti i Shqipërisë, i cili duhet të marrë fund.

Gjatë debateve për reformën elektorale para zgjedhjeve të 25 qershorit, u fol se PD dhe PS do të bëjnë ndryshime që ndalojnë një deputet që ka fituar nën siglën e një partie, të ndryshojë parti. Kjo ndoshta do të bëhet dhe në të ardhmen, por ajo që mund të bëjë tani Kuvendi i Shqipërisë, është të ndryshojë rregulloren e Kuvendit dhe ta ndalojë këtë trafik të pastër deputetësh për qëllime tërësisht financiare dhe spekulim politik.

Përse Shqipëria duhet të paguajë për Fatmir Mediun para të tjera, kur ai nuk është i zoti të dalë qoftë dhe deputet si republikan?

Përse këtij njeriu i duhet lehtësuar procedura e regjistrimit të partisë në mandatin e ardhshëm, kur vetë ka braktisur PR-në dhe është futur në çadrën e Lulzim Bashës për t’u bërë deputet?

Ky është i vetmi që me tinzari e regjistroi dhe Partinë Republikane formalisht në zgjedhje, duke mos qenë vetë kandidat i saj, që të ketë të drejtën e krijimit të grupit dhe siglës dhe tani merr gjashtë deputetë borxh për t’u dukur sikur ka grup parlamentar.

Dhe po t’i shtosh faktin që kandidimi i tij brenda PD-së, u përdor dhe për të zbuar jashtë kundërshtarët e Bashës, është dhe një produkt antidemokratik.

Nëse ai, Ndoka, Dule apo dikush tjetër, kërkojnë vërtet të largohen nga grupi i PD, se “nuk u përputhen idetë” me Bashën, është e drejta e tyre, dhe le të rrijnë si deputetë të pavarur në Kuvend. Kjo është liria maksimale që mund të ketë një deputet që shkon në Kuvend me votat e një elektorati të caktuar.

Pasi nëse dikush e logjikon këtë si veprim normal, atëhere PS që ka 74 deputetë, mund të krijojë pesë grupe parlamentare, të marrë buxhete të reja, dhe t’i ketë për të regjistruar pesë parti të reja në zgjedhjet e ardhshme. Ky është një degradim i parlamentarizmit, por dhe një situatë korruptive e vetëdijshme që duhet ndëshkuar. Se jo për gjë, por po kujdesen ta paraqesin dhe si “disidencë” ndaj PD-së, ikjen për t’u vjedhur ca lekë më shumë shqiptarëve. Në fakt, ata janë aty si zjarrfikës të disidencës kundër Bashës dhe tani në zanatin e tyre, si trafikantë votash.

a.ç

Next Post
Ndahet nga jeta gazetarja e njohur korçare, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur korçare, vuante nga një sëmundje e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll banesës së gazetarit Balla? SPAK rrëzon spekulimet në mediat pranë PD

Kontroll banesës së gazetarit Balla? SPAK rrëzon spekulimet në mediat pranë PD

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In