• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Korriku arrin nivelin më të lartë për 2023, ja vendet ku shqiptarët blejnë makinat

by Java News
15/08/2023 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjistrimi i automjeteve të reja ka shënuar nivelin më të lartë të këtij viti në korrik, sipas të dhënave që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Sipas të dhënave të DPSHTRR 7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

Po sipas këtyre të dhënave, janë 42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019.

Rritje të ndjeshme kanë shënuar hyrjet e mjeteve elektrike, ndonëse ato mbeten në një peshë shumë të ulët në raport me totalin. Janë regjistruar 874 Mjete elektrike të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.

Edhe numri i automjeteve të reja vijon të mbetet i ulët në raport me totalin. Sipas DPSHTRR janë regjistruar 6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023:
-Itali 23%
-Gjermani 21%
-Zvicër 10%
-Koreja e Jugut 7%
-SHBA 5%
-Kina 4.9%.

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke shtuar regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.

3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.

Të dhëna të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se deri në fund të vitit 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”). Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%).

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.

Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullonin 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.

Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi BENZ.

Madje të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Marka e tretë më e preferuar është DAIMLER CHRYSLER (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%)./Monitor

Next Post
VIDEO/ Këngëtarit të njohur shqiptar i ndodh e papritura teksa këndonte live

VIDEO/ Këngëtarit të njohur shqiptar i ndodh e papritura teksa këndonte live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In