• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrik 2012, kur Bylykbashi kërkonte 2 vite kohë pë votimin elektronik

by A R
24/01/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por ka shpallur një kusht të tillë për justifikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet e 18 Qershorit, për të shtyrë në kohë apo për të prishur procesin zgjedhor. Ky konstatim konfirmohet nga qëndrimet dhe veprimet e Partisë Demokratike, në të kaluarën, sa herë është shtruar për diskutim votimi dhe numërimi elektrik.

Oerd Bylykbashi, njeriu që sot ngre më shumë zërin për teknologjinë në zgjedhje, në vitin 2012, kur PD ishte në pushtet, deklaronte se duhen dy vjet kohë për aplikimin e votimit elektronik.

Shqiptarja.com, publikon pjesë nga procesverbali i mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, mbajtur në 7 korrik të vitit 2012, ku demokratët pozicionohen kundër votimit elektronik, edhe pse zgjedhjet ishin një vit më vonë.

Bylykbashi e ka argumentuar qëndrimin e PD kundër teknologjisë në zgjedhje me mungesën e kushteve dhe kohën e pamjaftueshme për realizimin e projektit. Po ashtu, demokratët i janë referuar qëndrimit kritik të OSBE/ODIHR dhe afatit të domosdoshëm për aplikimin e teknologjisë. Këto janë sot tre nga argumentet e mazhorancës aktuale, por që hidhen poshtë nga Partia Demokratike, ndonëse i ka artikuluar vetë si argumente pesë vjet më parë.

Nuk dihet se cila PD është e vërtetë në raport me votimin elektrik, PD kur ishte në pushtet apo PD kur humbet pushtetin. “Nuk jemi në këto kushte. Në qoftë se do të vendosim sot të miratojmë aplikimin total të numërimit, të verifikimit të zgjedhësve apo të votimit elektronik, pra çfarëdolloj teknologjie në zgjedhje, do të na duhen së paku dy vjet, thotë ODIHR-i.

Pra, është e kotë. Nuk e kuptoj se pse KQZ, hartimin e planit të veprimit duhet ta parashikojë 6 muaj para datës së zgjedhjeve, që do të aplikohet pas dy apo tre vitesh. Pra, t’i heqim ato afate dhe mos t’ia lidhim duart KQZ, sepse jam i sigurt që ajo do të vendosë t’i anashkalojë, për shkak se mund të ketë një ide shumë më të mirë ose afate më të ngushta se ato që parashikohen aty”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ish-deputeti i PD, Viktor Gumi, anëtar i komisionit për reformën zgjedhore në vitin 2012, gjatë mbledhjes së 7 korrikut, ka cituar qëndrimin e OSBE/ODIHR për votimin elektronik. OSBE/ODIHR e ka konsideruar një periudhë shumë të shkurtë afatin prej gjashtë muajsh para zgjedhjeve për të aplikuar teknologjinë në zgjedhje. “Po ju jap një shembull, që përdoret te shtojca e OSBE/ODIHR-it.

Po citoj: “Gjashtë muaj është një periudhë shumë e shkurtër për prokurimin, zhvillimin, certifikimin, testimin, trajnimin, edukimin e zgjedhësve dhe zbatimin e SEN-it. Gjithashtu, të gjitha hollësitë operacionale do të duhet të përfshihen në një vendim të ardhshëm të KQZ-së. Kjo kërkon që KQZ-ja të testojë SEN-in publikisht, jo më vonë se 90 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo ul efektivisht kohën e SEN-it, kohën për prokurim dhe zhvillim të sistemit në një afat kohor më të mundshëm. Neni nuk është i qartë se çfarë zgjidhje ka KQZ-ja në dispozicion në rast se SEN-i dështon në testimin publik”, thotë Gumi, duke cituar OSBE/ODIHR.

Teknologjia në zgjedhjeve është kundërshtuar publikisht edhe nga vetë Sali Berisha. Sipas tij, sistemi aktual që kemi, pra sistemi manual, është më i sigurti. Këtë qëndrim Berisha e ka mbajtur para zgjedhjeve të 2013. “Shqiptarët duhet të jenë krenarë me sistemin e numërimit që kanë. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE më ka thënë që keni sistemin më të saktë në numërim.

Shqiptarët votojnë. Ka një votim familjar, duhet ta luftojmë atë, por këtë e kanë edhe vendet e zhvilluara. Na doli që në Londër, në kryeqytetin e teknologjisë dhe financave, dhe me një klimë më të freskët se Shqipëria, doli që numërimi pati probleme serioze. Dy probleme: mbingarkesë dhe bllokim i makinave dhe ndërprerje e energjisë elektrike”, deklaroi asokohe Berisha.

Në 2016 PD kundër votimit elektronik 
Edhe gjatë muajve të parë të vitit 2016, Partia Demokratike është pozicionuar kundër votimit elektronik. Në mbledhjen e dytë të komisionit për reformën zgjedhore, të datës 4 prill të vitit 2016, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit, ka parashtruar kërkesat kryesore për reformën zgjedhore. Në listën e kërkesave të Partisë Demokratike nuk figuron kushti për votim dhe numërim elektronik. Kërkesat e Bylykbashit fokusohen tek lista e zgjedhësve, financimi i partive, korrupsioni zgjedhor etj., duke mos përmendur në asnjë moment votimin elektronik./b.d

Next Post
Çeku i Bardhë / Shenasi Rama: Pashko ishte palaço, vdekja s’e ka bërë më të mirë

Çeku i Bardhë / Shenasi Rama: Pashko ishte palaço, vdekja s'e ka bërë më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In