• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrigjimi i kufijve, parashikimi i frikshëm: Gjendje lufte Kosovë-Serbi

by Java News
30/01/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti Evropian për Studime të Sigurisë ka publikuar një analizë në të cilën projektohet ajo se çfarë do të mund të ndodhë pas dy viteve, nëse gjatë vitit 2019 nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve.

Në këtë analizë të përkthyer nga gazeta Express, fillimisht përshkruhet një situatë e paramenduar  e cila potencialisht mund të ndodh në vitin 2021. Parashihen trazira e protesta të dhunshme si në Beograd njëjtë në Prishtinë nga kundërshtarët e kësaj ideje.

Në krye të këtyre protestave projektohet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përveç këtyre, si pasoja të tjera cilat parashikohen nga një marrëveshje të mundshme për korrigjim të kufijve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë nxitja e lëvizjeve të ngjashme për ndryshime të kufijve në Maqedoni, Bosnje e Mal të Zi.

Çfarë nëse…Kosova dhe Serbia i shkëmbejnë territoret?

Kur ora e madhe që ndodhet përballë Sheshit të Republikës në Beograd shënoi orën 12 të mesnatës së 1 qershorit të vitit 2021, policia e armatosur rëndë i mori pozicionet e tyre në rrugët e kryeqytetit serb. Kanë marrë mësim nga kryengritjet e gjera që ndodhën në dhjetor të vitit 2019 për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve. Marrëveshja hyri në fuqi po atë ditë dhe autoritetet në Beograd dhe Prishtinë u përgatitën për t’u përballur me protesta të partive serbe dhe shqiptare, të cilat e kundërshtuan atë.

“Kjo qeveri dhe ky president nuk janë asgjë tjetër pos tradhtarë dhe ne të gjithë e dimë se si duhet të sillemi me tradhtarët”, tha Vojislav Shesheli, kryetar i Partisë Radikale Serbe. Duke iu drejtuar mijëra protestuesve të mbledhur në shesh, me një kapelë tradicionale serbe dhe me një emblemë çetnikësh në të, ai ishte në skenë bashkë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësues të lëvizjeve tjera nacionaliste, si “Dveri”, “Treca Srbija” dhe “Lëvizja 1389”. Disa nga udhëheqësit e lëvizjes së re, “Aleanca për Serbinë”, e cila i bashkoi shumicën e grupeve opozitare, ishin gjithashtu të pranishëm.

Në anën tjetër, qindra autobusë të mbushur me protestues u nisën nga e tërë Serbia drejt Luginës së Preshevës, rajon që ndodhet në jug të Serbisë dhe i cili iu bashkua zyrtarisht Kosovës më 1 qershor. Kjo u bë me qëllim të bllokimit të rrugëve dhe të parandalimit të tërheqjes së ushtrisë e policisë serbe nga ky territor. Përndryshe, popullsia shqiptare dolën gjithashtu në rrugë, duke valëvitur flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i mirëpritur forcat speciale të Kosovës.

Megjitatë, qeveria serbe nuk ishte e vetmja që u përball me kundërshtim të zbatimit të marrëveshjes. Autoritetet kosovare u përballën me dy detyra në të njëjtën kohë: vendosjen në territoret e reja dhe ruajtjen e paqes në Prishtinë për shkak të tërheqjes nga veriu i Kosovës, i cili iu bashkua Serbisë. Protesta e madhe në Prishtinë, e udhëhequr nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe Albin Kurti dhe e mbështetur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, solli krizën më serioze politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

“Sot nuk është ditë e fitores, siç po mundohet ta paraqesë qeveria jonë. Sot po e japim atë për të cilën luftuam në këmbim të diçkaje që tashmë ishte e jona”, tha Kurti.

Disa minuta më vonë, turma që brohoriste “poshtë qeveria” filloi t’ua vinte flakën veturave përderisa po marshonin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt ndërtesës së qeverisë. Policia ishte e detyruar që shpejt t’i vendosë barrikadat për ta mbrojtur ndërtesën kryesore të qeverisë në kryeqytetin kosovar.

Shumë shqiptarë që jetonin në komunat e kontrolluara nga serbët në veri të Kosovës dhe shumë serbë që jetonin në jug të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej kohës së nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2019. Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara, i cili e kishte vizituar më parë rajonin, raportoi se si shumë njerëz kishin shpresuar që marrëveshja të mos zbatohet. Sidoqoftë, pasi ajo u bë realitet, atyre nuk u mbeti zgjidhje tjetër përpos zhvendosjes. Prandaj, kufiri i ri tashmë kapërcehej nga të dyja palët. Policia dhe ushtria lëviznin drejt territoreve të reja, ndërsa kolonat e civilëve i linin prapa vetes shtëpitë e tyre. Siç raportoi agjencia “Associated Press”nga kjo skenë, “ka pak gjasa që në Kosovë, Serbi dhe në pjesën tjetër të Ballkanit të kthehet normaliteti brenda një kohe të shkurtër”.

Pasojat

Kur Beogradi dhe Prishtina ishin pajtuar për kushtet e shkëmbimit të territoreve më 2019, askush nuk kishte mundur t’i parashikonte saktësisht efektet negative të këtij procesi. Ndikimi i saj në rajon u bë i qartë vetëm pas zbatimit të saj. Lëvizje të ndryshme politike u krijuan shpejt në Shqipëri, në Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Mal të Zi, të cilat bënin thirrje për marrëveshje të ngjashme, duke thënë se multietniciteti ka dështuar në Ballkan. Ata thanë se mënyra e vetme për të ndërtuar siguri afatgjate është ricaktimi i plotë i kufijve në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të krijohen shtete me popullsi sa më homogjene. Në këtë mënyrë, njerëzit në tërë rajonin filluan ta kërkojnë sigurinë brenda komuniteteve të tyre etnike.

Lëvizja më e vrullshme ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë: Miroslav Dodiku, udhëheqësi serb i Bosnjës, e organizoi shpejt një referendum për pavarësi në Republikën Serbe për shkak të llogaritjeve të menjëhershme pas shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Vëzhguesi Euro-aziatik për Demokraci dhe Zgjedhje, e cila është një organizatë joqeveritare me bazë në Rusi, u ftua që ta monitorojë referendumin, në të cilin 72 për qind e votuesve e përkrahën shpalljen e pavarësisë. Dodiku e kishte një aleat në këtë përpjekje. Ai ishte Dragan Çoviqi, njëri nga udhëheqësit e kroatëve të Bosnjës, i cili tha se Federata Boshnjake duhet të përbëhet nga dy pjesë në mënyrë që të funksionojë – një pjesë boshnjake dhe një kroate. Çoviqi paralajmëroi se nëse rezultati i referendumit nuk respektohet, kroatët e Bosnjës duhet ta ndjekin shembullin e serbëve të Bosnjës dhe ta organizojnë referendumin e tyre për pavarësi.

Çoviçi dhe Dodiku thanë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përdoret për t’i zgjidhur konfliktet tjera të ngrira në rajon. Ata e fituan shpejt mbështetjen e shumë analistëve rusë, të cilët përdorën disa medie për ta përhapur porosinë që “vullneti i popullit” duhet të jetë kriteri kryesor për zgjidhjen e problemeve në rajonet tjera të kontestuara, siç janë Krimea, Osetia Jugore dhe Abkhazia. Bashkimi Evropian u prek drejtpërdrejt pasi pakica greke në pjesën jugore të Shqipërisë filloi thirrjet për referendum në mënyrë që t’i bashkohen Greqisë. Si kundërpërgjigje, Bashkimi Evropian u detyrua të veprojë në disa frone me qëllim të zgjidhjes së kësaj situate në një rrafsh më të gjerë pasi efektet e këtyre zhvillimeve u vërejtën edhe jashtë Ballkanit. BE-ja u detyrua që ta përqendrojë tërë fuqinë diplomatike për ta ndalur efektin “domino” të marrëveshjes, duke nisur nga mekanizmat koordinues në Ballkan deri te caktimi i përfaqësuesve specialë për Kaukazin dhe bashkëpunimi i shpeshtë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Next Post
A mund të ketë Rruga e Mëndafshit një stacion edhe në Shqipëri?

A mund të ketë Rruga e Mëndafshit një stacion edhe në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In