• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Korrigjimi i kufijve”/ Gjithë vëmendja në Bruksel, sot takimi Thaçi-Vuçiç

by A R
07/09/2018 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen paraditen e sotme në Bruksel.

Nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, do të diskutohet për arritjen e një marrëveshje, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe të enjten në një konferencë të ambasadorëve në Prishtinë, ritheksoi idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Presidenti Thaçi shkon në Bruksel duke lënë në shtëpi një skenë politike thellësisht të ndarë rreth bisedimeve me Serbinë. Partitë opozitare thonë se do të ndërmarrin çdo veprim politik, përfshirë edhe protestat, për të penguar presidentin dhe këdo tjetër të negociojë për tërësinë tokësore të Kosovës.

Kundër diskutimeve të tilla janë shprehur edhe një pjesë e partive në pushtet përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

As presidenti i Serbisë, e as presidenti i Kosovës nuk kanë shpalosur ndonjë hollësi se si mund të dukeshin e zbatoheshin idetë e tyre. Në asnjërën nga paraqitjet e tij, presidenti Thaçi nuk e ka shpjeguar se në ç’kushte do të pranonte Serbia të heqë dorë nga Lugina e Preshevës dhe çfarë mund të përfitojë ajo. Ideja e tilla nuk është komentuar asnjëherë nga presidenti serb i cili ka përsëritur se marrëveshja duhet të jetë e dhimbshme për të dyja palët. Të dy pohojnë se arritja e marrëveshjes do të jetë shumë e vështirë.

Debatet rreth marrëveshjes përfundimtare përfshijnë edhe dallimet e shfaqura në komunitetin ndërkombëtarë.

Dy javë më parë, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë, transmeton ‘Voa’.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania e Britania e Madhe, kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve, për shkak të pasojave që mund të kishte për Ballkanin Perëndimorë, që ende po rimëkëmbet nga pasojat e luftërave të përgjakshme të fundshekullit të kaluar.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha ditë më parë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se “do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike”.

Ajo shfaqi shpresën se marrëveshja mund të arrihet deri vitin e ardhshëm kur mbushen 20 vjet që nga lufta në Kosovë dhe sipas saj, është koha që t’i jepet fund atij konflikti”.

Lufta e vitit 1999 mori fund më ndërhyrjen e NATO-së për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, por është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Afrimi i zgjedhjeve në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm ka shtuar trysninë mbi të dyja palët për një marrëveshje më të shpejtë./a.m.

Next Post
VIDEO shokuese, momenti kur kandidati presidencial goditet me thikë në mes të turmës

VIDEO shokuese, momenti kur kandidati presidencial goditet me thikë në mes të turmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

March 6, 2026
Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

March 6, 2026
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

March 6, 2026
Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ Zbardhen deklaratat e dëshmitarëve: Kam komunikuar për…

Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ Zbardhen deklaratat e dëshmitarëve: Kam komunikuar për…

March 6, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

March 6, 2026
Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

March 6, 2026
Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

March 6, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

March 6, 2026
Gjysmëzgjidhjet e përhershme e tallëse në PD

Kultura e konfliktit

March 6, 2026
Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In