• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korreshi flet për tryezën e thirru nga Mziu: Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera

by Java News
30/12/2022 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ nga Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.

“Njerëzit duan alternativë për t’i besuar. Nëse nuk jemi opozitë solidë, s’ka besim te njerëzit. Ata nguten dhe nuk marrin iniciativa ose na përkrahin. Isha në atë drekë ku isha ftuar nga Xhelal Mziu. Aty ishte grumbullim deputetësh, nuk pati asnjë temë. Uruam një fillim të ri. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të japim një fillim të ri, por pa kthyer kokën nga e vjetra. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi të re pa e shkulur të vjetër. Ajo ishte thyerje akulli. Pamë kolegët që janë sharë e çfarë nuk kanë thënë për njëri-tjetrin dhe ajo drekë sikur i sheshoi të gjitha. E keqja nuk harrohet kollaj. Është e vështirë për t’u harruar”, tha Korreshi.

Po ashtu u shpreh se nuk u fol në asnjë moment për bashkimin e PD, por për çështje nga më të ndryshmet ndërsa nuk mungoi humori.

“Kur shkuam neve, ishte i pozicionuar dhe kishte largësi nga mënyra se si ishin vendosur tavolinat. I kishin ndarë sipas përkatësive. Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera. Ndarjen e ka bërë Mziu, ai ishte dhëndri, e bëri dasmën. Nuk u fol në asnjë moment, dëshira e deputetëve nuk lindi aty por është gjithandej. Ishte drekë me historira nga Lufta e Dytë Botërore por jo për bashkimin”, tha Korreshi.

Sa i përket mungesës së Alibeajt, Korreshi e cilësoi diçka normale duke qenë se ka pasur përplasje të vazhdueshme me Berishën dhe është sulmuar vazhdimisht si i shitur te Rama.

“Nëse ka një njeri që është etiketuar fort është Alibeaj dhe Basha. Nëse dikush do fliste në atë mënyrë për mua, as do e çoja ndërmend të shkoja në një eveniment të tillë, kështu që është zgjedhjet. Kur të arrin sharja në palcë, ruaje pak dinjitetin e cipën. Ai mendoj se e ka të vështirë që të vijë për drekë. Do e kishte më të lehtë të ulej në tavolinë për bashkim real se të ulej për drekë. Të gjithë ata sikur e kishin shtypur butonin e pultit ‘mute’ dhe ne nuk e kuptonim a janë këta apo jo”, tha Korreshi.

Deputeti Mziu organizoi një drekë, të cilës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.

Partia Demokratike vijon të përballet me një përçarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.

/s.f

 

Next Post
Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesëmarrjen në konferenën e nesërme në Novi Sad

"Më duket cinik", Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Ramës: Mendojmë ndryshe për Kosovën

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mirë e ke thënë o Korresh, që të gjithë ………. sikur e kishin shtypur butonin e pultit ‘mute’ ……
    Prindërit e tu, dhe gjithë brezi i tyre, me fjalën “mute” , nënkuptojnë gjë tjetër, si për shëmbull, kur duan të largojnë e dëbojnë ndonjë vajzë të keqe, i thonë “ ik tutje moj mute” …..
    Pse, nuk është kështu ?
    Mos po përsëritet kjo histori me PD-në ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In