• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korreshi, 3 ditë jashtë Kuvendit: Më dënuan për njërën dorë! Grushti i Nallbatit? S’më lejonte doktori të bëja boks!

by Java News
31/10/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Etikë perjashtoi 5 deputetë të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi pas kaosit të shkaktuar në seancën e të hënës, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Kurse deputeti Saimir Korreshi u përjashtua me 3 ditë. I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Korreshi me nota humori tha se u “amnistua” me tre ditë për shkak dorës së thyer.

“Kisha një dorë të thyer dhe më kanë dënuar vetëm për njërën dorë”, tha Korreshi.

“Si mund të vijohet me një parlament kur ti mohon një grup deputetësh. Kemi kaq kohë që ata mendojnë se ne lehim, kush është mundësia a ka komisione hetimore a është një e drejtë që na përket. Përjashtimi është turpi më i madh. Ata duan të lozin. Hymë dje ne atje kishin mbyllur dyert sikur me qenë në burg, na kishin lënë një derë banje aty. Se kështu i thotë Linditës. Na trajton si te shtëpia e vetë. Ka qenë një humor të gjithë hyjmë nga dritarja. Si mund të na dalë para garda pa nisur ende seanca”, tha Korreshi në një intervistë me gazetaren Marsela Karapanço duke folur për kaosin e krijuar dje në Kuvend.

Megjithatë grushtin e djeshëm të deputetit Bledjon Nallbati ndaj deputetit socialist Vullnet Sina nuk e quajti normale.

“Pse duhet të arrijmë deri te dhuna. Ndarja e pushtetit nuk ekziston në këtë shtet shqiptar. Nuk shkojmë në parlament për atë rrogën. Maskarallëkun që bëhet në kurriz të qytetarëve duhet ta përcjellim.  10 ditë ne kishim karton të kuq. Që të fillosh e para duhet të respektohet ato që po i mohon opozitës. Ne do presim mandatin tjetër kur të ndërrohen juristët e Kuvendit? Kjo është halabakëri që ndodh me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë të cilët na kanë mohuar të drejtën për të njohur kryetarin e grupit paralmentar. Na shikojnë të dobët. Seancën e djeshme nuk e quaj normale, siç nuk quaj normale veprimet, edhe pasoja është anormale. 12 minuta më parë komisioni i Etikës na solli njoftim edhe rraketë po të isha nuk do vija dot nga Lushnja”, shtoi Korreshi.

“Isha i dëmtuar dhe nuk më lejonte doktori të bëja boks (kur u pyet nëse u lëndua nga përplasja mes deputetëve të opozitës dhe mazharancës). Edhe Nallbati s’ka pasur atë qëllim. Zoti Sina nuk mund të vazhdonte fjalën në respekt të protestës tonë. Sot u përjashtova se kam zënë foltoren”, tha më tej Korreshi në Report TV.

Korreshi nënvizoi se opozita i kthehet normalitetit në Kuvend vetëm nëse plotësohen 3 kushte.

“Ne kërkojmë 3 çështje. Çështja e kryetarit të grupit parlamentar, çështja e ngritjes së komisioneve hetimore dhe bashkëkryetari i reformës zgjedhore”.

Ai mohoi që situata e krijuar në Kuvend të jetë krijuar për mbrojtjen e  Sali Berishës.

“I qëndrojmë tre kërkesave, nëse kërkesat aprovohen jemi të gjithë në parlament në rregull të plotë. Nëse plotësohen këto s’do lindë fare kjo pyetje”, shtoi ai.

Nuk mungoi ironia as ndaj kryedemokratit Lulzim Basha i cili nuk ishte dje i pranishëm në seancën kaotike.

“Basha ishte te byreku, te mullarët e barit”.

Skenari i Rithemelimit duket se do të jetë i njëjtë edhe në seancën plenare të se enjtes, me kaos.

“Aksioni i radhës për të enjten. Ne do jemi të vendosur t’i imponohemi për të drejtat legjitime. Mund të jetë edhe greva e urisë. Është akt ekstrem por mund të ndodhë. Do jem një nga të parët nëse do bëhet. Nuk mendoj që kjo PS qenka kaq e pafrikshme dhe e paprekshme”./m.j

Next Post
E qëlloi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Nallbatin! Nuk kam asgjë personale me të

Përplasjet në Parlament, Mërtiri: Opozita po prodhon kriza artificiale, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In