Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve qëndroi të shtunën në Parkun Kombëtar të Llogarasë për të vazhduar aksionin e pastrimit.
Nën moton ‘Mbajmë pastër ambientin dhe ndërgjegjësojmë çdo turist vendas dhe të huaj për një Shqipëri dinjitoze në turizëm’, të rinj të shumtë po angazhohen për të pastruar plazhet dhe parqet Kombëtare në të gjithë vendin.
Aksionit iu bashkuan edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi si dhe kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli./a.m.