• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korporatat e mëdha borxh 1 miliard dollarë, ekspertët: Publikoni emrat

by
25/09/2015 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare nuk po kalon një periudhë të mir dhe ky është tashmë një fakt që po pranohet si nga qeveria shqiptare ashtu edhe nga Banka Qëndrore. Pjesë e kësaj periudhe jo të mirë për ekonominë shqiptare është edhe borxhi prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët i kanë bankave është një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit.

Siç raportob TV Klan, më shqetësues është fakti se 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.

Para të pakthyera, ose më saktë para të painvestuara në ekonomi. Ky fenomen prej vitesh është mbajtur i fshehtë, duke mos u bërë publik as shuma e borxhit të pakthyer por as emri i kompanive të borxhlinjëve, madje në shumë raste këto kompani jo vetëm nuk kanë shlyer borxhet shume milionëshe ndaj bankave por janë favorizuar duke marrë kredi të reja duke e shtuar edhe më shumë  vlerën e stokut të borxhit. Edhe sot, pavarësisht se Banka Qëndrore nuk e mban të fshehtë shumën prej 70 miliardë lekë të 35 kompanive, sërish emri i tyre nuk bëhet publik.

Por a duhet t’i publikojë Banka Qëndrore emrat e kreditorëve të këqinj që mbajnë peng 70 mld lekë të qytetarëve?

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë që kjo gjë duhet bërë sa më parë publike, në mënyrë që edhe publiku të dijë kush janë kompani të ndershme dhe kush jo dhe kryesorja sipas ekspertëve është se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet transparenca lidhur me zgjidhjen qe do t’i jepet këtij problem.

Ekspertet thonë se për kompanitë që nuk kanë shpresë është i domosdoshëm falimentimi.

Ky borxh i madh prej 70 miliardë lekë në bankat shqiptare vetëm nga 35 kompani të mëdha është i shtrirë pothuajse në të gjitha fushat e ekonomisë. Burime për Tv Klan thonë se në listën e borxhlinjëve janë kompani të naftës, industrisë, energjisë, ndërtimit, industrisë së lehtë, etj.

Humbëse e të gjithë lojës që bëhet nga 35 korporata në vend, janë qytetarët shqiptarë dhe ekonomia në tërësi.

Next Post

Helmohen 40 turistë italianë në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com