• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Korporata e Investimeve, Denaj: Do marrin parasysh rekomandimet e FMN, BB dhe BERZH

by Java News
01/05/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji për Korporatën e Investimeve do të marrë parasysh rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) . Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një prononcim për mediet tha sot se, “projektligji është aprovuar nga Këshilli i Ministrave dhe është një proces që në trajektoren e tij, të diskutimeve do të marrë parasysh edhe rekomandimet e FMN, BB dhe BERZH-it, të cilat ne jemi duke i analizuar dhe duke gjetur një mënyrë sesi të marrim eficensë të zbatimit të tij dhe ta implementojmë aty ku është e nevojshme”.

Sipas draftit që shoqëron këtë projektligj, parashikohet krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila vjen si një koncept inovator për të adresuar nevojën e zhvillimit të krijimit të kapaciteteve për lehtësimin dhe realizimin e investimeve komplekse dhe me impakt social-ekonomik.

Korporata krijohet si shoqëri tregtare, e organizuar në formën e një shoqërie
aksionare, ku ministri përgjegjës për ekonominë është në cilësinë e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Korporatës. Institucionet financiare ndërkombëtare të zhvillimit mund të zotërojnë aksione të Korporatës.

Objekti i veprimtarisë së Korporatës është përmirësimi i menaxhimit të pronës publike, krijimi i pronave të reja, vënia në përdorim më efiçent të pronave, përgatitja dhe zbatimi i projekteve të investimit dhe mobilizimi i kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Objektivi kryesor i aktiviteteve të Korporatës konsiston në krijimin e kushteve të favorshme për të rritur investimet në vend, diversifikimin e prodhimtarisë dhe eksporteve, krijimin e ekspertizës për hartimin dhe zbatimin e projekteve komplekse të investimit, si dhe pajisjen e shtetit shqiptar me një kapacitet të munguar për realizimin e investimeve. Efektet e funksionimit të Korporatës do të ndihen në krijimin dhe forcimin e
hallkave ekonomike rreth projekteve të investimit që do të kryejë Korporata,
rritjen e punësimit, transformimin e zonave ku do të bëhen investimet e
Korporatës, lehtësimin për tërheqjen e investitorëve dhe shtimin e
marrëdhënieve ndërmjet sektorit publik e privat.

Fusha e veprimtarisë dhe mjetet që i duhen Korporatës për të kryer funksionet e parashikuara kërkojnë përgatitjen e kuadrit ligjor specifik dhe ky projektligj do të pasohet me disa vendime të Këshillit të Ministrave për të bërë të mundur zbatimin e ligjit dhe rregullimin e plotë të veprimtarisë së Korporatës, në funksion të efektivitetit në përmbushjen e funksioneve dhe misionit të saj, pajtueshmërinë me sistemin ligjor dhe bashkëpunimin me institucione të tjera publike ose ndërkombëtare.

g.kosovari

Next Post
1 Maji, Gjylameti: Mirënjohje atyre që kontribuojnë për progresin

1 Maji, Gjylameti: Mirënjohje atyre që kontribuojnë për progresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In