• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronovirusi/Hipokrizia e opozitës dhe shteti i tri Task Forcave!

by Alfred Peza
09/03/2020 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një raport shumë interesant sjellje publike, mes koreve të kritizerëve gjithfarësh dhe ciklit të zhvillimeve të rëndësishme, gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse janë fatkeqësi natyrore, fatkeqësi shëndetësore, zhvillime dramatike të karakterit politik, ekonomik, social apo shoqëror.

Përfundimi është se për sa kohë që ato priten por ende nuk kanë ndodhur, nuk janë konsumuar, nuk janë ekzekutuar apo provuar zyrtarisht, të gjithë përfshihen në një fushatë paradhënie sulmesh, kritikash, presionesh dhe parashikimesh të kobshme kataklizmike, sa të krijohet ideja se fundi i botës është në prag. E më shumë se kushdo tjetër për këtë, fatura e fajita i shkon pa menduar gjatë; mazhorancës parlamentare, qeverisë, kryeministrit dhe shtetit.

Kështu ndodhi deri një ditë para 30 qershorit 2019 kur do zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithëshme lokale. Një ditë para 26 nëntorit 2019 kur ra tërmeti shkatërrimtar në zonat e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Një ditë përpara 17 shkurtit 2020 kur u mbajt takimi i 100 shteteve dhe organizatave për donacionet në ndihmë të projektit të rindërtimit në Shqipëri. E deri dje, një ditë përpara 9 marsit 2020, kur u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para të të prekurve me koronavirus në Tiranë.

E pikërisht në ditën kur zhvillimi për të cilin janë lutur aq shumë, më në fund ka ardhur e na ka rënë mbi kokë, çuditërisht të gjithë kanë heshtur. Të gjithë kanë pushuar. Të gjithë duket sikur kanë mbetur pa fjalë. Janë bërë të urtë. Racionalë. Të kujdesshëm. Madje kanë qenë të njëjtët që deri dje mbanin urat e zjarrit ndër duar, që kanë vrapuar të parët duke bërë thirrje për qetësi. Për maturi. Për durim. Për vetpërmbajtje. Aq sa ata të paktët që janë kritikuar aq egërsisht deri në atë moment prej tyre, e që janë kryqëzuar përmes paragjykimit të pafre të koreve opozitare, më së shumti kanë heshtur.

Sepse pas kësaj, askush nuk kujtohet më që ti rikthehet e të rikujtojë, gjithë fushatën histerike me alarme false. Me lajme të rreme. Me gënjeshtra. Me akuza shpikura e të orkerstruara, për të bërë politikë dhe për të përfituar sa më shumë politikisht. E në fund, askush nuk pendohet. Askush as nuk skuqet, e as nuk zverdhet. Askush nuk kërkon falje. Duke dashur që ta lenë edhe këtë rast në harresë, në pritje të fushatës së radhës, përmes kauzave të rreme të radhës, që vijojnë të ngrihen përsëri e përsëri mbi të njëjtat mite të rreme.

Janë të njëjtët që nuk thanë më pas asnjë fjalë, as kur projekti i opozitës së rrugës dështoi përmes djegies së mandateve të deputetëve të tyre në Parlament, pas “revolucionit” të molotovëve e  bojkotit të zgjedhjeve. As pasi humbën për herë të parë në 30 vjet, të gjitha pushtetet dhe i lanë opozitarët rrugëve. E as kur u rikthyen sërisht në sistem, nga atje ku ikën, me përbetimet se nuk do të riktheheshin më kurrë nëse nuk ikte Edi Rama.

Janë të njëjtët që nuk u buzëqeshi buza kur Shqipëria mori një fond prej 1.15 miliardë eurosh për projektin e rindërtimit, shumë më tepër se fatura e dëmeve të pësuara. Sikundër nuk thanë as edhe një fjalë të mirë, përkundrazi u tërbuan edhe më keq se më parë, kur Komisioni Europian rekomandoi sërisht çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Po mos mendoni se meqë ishin kaq të urtë kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus edhe në Shqipëri, do të jenë edhe nesër, po aq të urtë e të moderuar sa sot. Përkundrazi. Sdo kalojnë pak orë në rastin më të keq e pak ditë në rastin më të mirë dhe do ti rikthehen sërisht avazit të vjetër. Me shpresën se atë që e vizatuan më ngjyrat më të zeza paradhënie, do ta shohin të zbatuar në vijimësi në praktikë. Duke kërkuar që të bëjnë politikë edhe me fatkeqësitë shëndetësore, ashtu siç tentuan më parë edhe me ato natyrore.

Provën e parë, sapo na e dhanë për këtë. Si të mos mjaftonte që qeveria e ngriti menjëherë Task Forcën sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të njëjtën gjë bënë edhe përfaqësuesit e koreve opozitare. Task Forcë ngriti edhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha në selinë e PD. E po Task Forcë ngriti edhe Ilir Meta në selinë e Presidencës.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë për opozitarët tanë, veçse shprehjen e dikurshme me kamberë ta shndërrojmë në “dy Task Forcë në një derë”. E hajde mos e prano po deshe që si Lulzim Bashës ashtu edhe Ilir Metës, nuk i digjet barku për të zbatuar nesër në praktikë, fjalët e bukura që thanë sot. Alpenews

 

Next Post
“Financial Times”/ Kryeministri italian ishte këshilltar i një fondi në hetim nga Vatikani

Vendimi drastik i kryeministrit Conte: E gjithë Italia të qëndrojë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

January 27, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In