Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër nuk do të penalizohen.
Ky favor jepet për shkak të situatës që ka krijuar Covid-19.
Në njoftim zyrtar thuhet se derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër.
MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen. Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen. Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.
g.kosovari