• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi/ Zëri i Amerikës: Situata rëndohet në Evropë, terror psikologjik te qytetarët

by Java News
12/03/2020 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e koronavirusit po thellohet në Evropë, vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane paralajmëroi se mund të infektohet deri në 70% e popullsisë. Në Britani, ministrja e shëndetësisë u diagnostikua me koronavirus ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 450 persona, rritja më e madhe kjo brenda një dite. Siç njofton nga Londra, korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në Evropë, ndërsa vendet fqinje i frikësohen një impakti të ngjashëm gjatë ditëve në vijim.

Epidemia në Itali filloi më pak se tre javë më parë. Tashmë ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz, ka shkaktuar disa qindra viktima dhe ka detyruar një vend të tërë të izolohet. Në Lombardi, në Italinë veriore, spitalet janë të mbingarkuara. I gjithë vendi po mundohet të përllogarisë humbjet.

“Ky është terror psikologjik”, thotë Giulia, pronare dyqani.

Impakti ekonomik ndaj Italisë pritet të jetë brutal, me sistemet e transportit dhe bizneset e mbyllura, turistë që nuk udhëtojnë më dhe konsumatorët që qëndrojnë në shtëpi.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se vendet e tjera do të pasojnë pas disa javësh Italinë, me epideminë që pritet të arrijë kulmin së shpejti.

Liderët politikë po përpiqen të përballen me sfidën dhe të udhëheqin nëpërmjet shembullit të tyre. Udhëheqësit e BE-së e zhvilluan takimin e tyre të martën nëpërmjet videokonferencës.

Ndërkaq, ministrja britanike e shëndetësisë është diagnostikuar me koronavirus. Ajo u takua javën e kaluar me qindra ligjvënës në parlament dhe mori pjesë në një pritje të Kryeministrit Boris Johnson.

Deri më tani, Britania ka qenë më e kujdesshme në vendosjen e kufizimeve ndaj lëvizjes.

“Vendosja e shtetrrethimit nuk është domosdoshmërisht gjëja e duhur. Është absolutisht i rëndësishëm momenti kur merret vendimi. Nëse vendoset para kohe, njerëzit nuk do ta zbatojnë për një periudhë të zgjatur”, thotë dr. Jenny Harries, nëndrejtore e Shërbimit Mjekësor Britanik.

Banka e Anglisë bëri një ndërhyrje emergjence duke ulur me 0.5% normën e interesit, vetëm disa orë përpara se të paraqitej buxheti vjetor i qeverisë, i dominuar këtë vit nga masat ndaj koronavirusit. Buxheti parashikon 39 miliardë dollarë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset.

“Sado të kushtojë, do të mbështesim Shërbimin Kombëtar të Shëndetit. Gjithashtu, nëse njerëzit gjatë kësaj krize sëmuren ose nuk janë në gjendje të punojnë, duhet t’i mbështesim financiarisht. Duhet të sigurohemi që sistemi ofron mjaftueshëm garanci për t’iu rikthyer jetës normale”, tha Rishi Sinak, Sekretari i Thesarit të Britanisë.

Në Spanjë, Greqi dhe Republikën Çeke, universitetet dhe shkollat janë mbyllur për të paktën dy javë. Udhëheqësja e Gjermanisë bëri të mërkurën një paralajmërim të fortë.

“Duhet të kuptoni se nëse virusi është këtu dhe popullsia nuk ka imunitet ndaj tij, ndërsa nuk kemi ende një vaksinë apo terapi, një përqindje e lartë e ekspertëve thonë se 60 – 70% e popullsisë do të infektohet për sa kohë vazhdon kjo situatë”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Një virus që filloi në një qoshe të Kinës është përhapur tashmë në mbarë botën dhe po transformon mënyrën e jetesës së qindra miliona njerëzve.

Next Post
Tre ditë “shtetrrethim” për koronavirusin, Rama tregon planin: Ja çdo ndodhë nga e hëna e në vazhdim

Tre ditë “shtetrrethim” për koronavirusin, Rama tregon planin: Ja çdo ndodhë nga e hëna e në vazhdim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com