Numri i përditshëm i vdekjeve të koronavirusit të regjistruar në Spanjë mbeti nën 200 të martën për te treten ditë radhazi.
Sipas te dhenave te fundit te Ministrise se Shendetesise se Spanjes, ne 24 oret e fundit jane regjistruar 185 vdekje, raportojne mediat e huaja.
Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend është 25,613. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara u rrit në 219.329, nga 218,011 një ditë më parë.
Spanja prin në Evropë për nga numri i të infektuarve, me mbi 219,000 persona te konfirmuar pozitive.
Italia, ndërkaq, ka numrin më të madh të viktimave: mbi 29,000.
Në aspektin global, SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.
g.kosovari