Situata e koronavirusit ka bërë që Komisioni i Venecias të shtyjë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të dyja të iniciuara nga mazhoranca.
Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Venecia dha një draft paraprak dhe pak ditë më parë kishte për të dorëzuar edhe atë përfundimtar por kjo nuk ndodhi.
Replika pati mes mazhorancës dhe Presidencës për arsyen e shtyrjes por tashmë ato janë shtyrë zyrtarisht për në qershor.
Nga mazhoranca pati zëra se u shty pasi kishte disa tema të diskutueshme që mund të ndryshoheshin nga drafti paraprak por zëdhënësi i Presidentit e hodhi poshtë këtë arsye duke argumentuar se parlamenti holandez ka kërkuar që këto dy draft opinione të përfshihen tek 9 kushtet e bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë si dhe raporterët nuk kanë pranuar asnjë ndryshim nga drafti paraprak që citonte tekstualisht ”Presidenti ka vepruar në mënyrë të arsyetuar sipas Kushtetutës”.
g.kosovari