Ka shkuar në 966 numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, ndërsa lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
Vetëm ditën e sotme u regjistruan 74 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 28.
Nga viktimat, 23 janë burra dhe 5 janë gra, ndërsa mosha mesatare e viktimave është 73-vjeç. /e.s/