Numra që flasin për një virus të pamëshirshëm, ku mes bluzave të bardha në Itali, deri më tani që nga nisja e pandemisë së Covid-19, kanë humbur jetën 100 mjekë.
Zgjatet lista e viktimave mes mjekëve në këtë të enjte 9 prilli, duke u shtuar edhe katër të tjerë.
Bëhet fjalë për Mario Zennaro, Tashin Khrisat, Mario Rossi dhe Samar Sinjab, mjekë të cilët asistonin të prekurit nga Covid-19 të izoluar në shtëpi.
Kjo shifër u komunikua nga Federata e Urdhrit të Mjekut në shtetin fqinj, (Fnomceo), në një deklaratë për mediat, në atë që duket si një buletin lufte me gjithnjë e më shumë të vdekur.
Ndërkohë në Itali kanë humbur jetën edhe 26 infermierë, teksa në total numri i të infektuarve mes mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor ka shkuar në e 6.549 raste pozitive.
Në Itali numri total i viktimave ka shkuar në 17.669, ndërsa i të prekurve në 139.422.
/a.r