• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Koronavirusi plasi në shtator”/ Studimi: Ekzistojnë 3 lloje të virusit që po infektojnë njerëzit në gjithë botën

by Java News
10/04/2020 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë 3 lloje të mëdha të koronavirusit që po infekton njerëzit në të gjithë botën. Kjo hartë gjenetike e koronavirusit u hartua me kampionë të marrë nga 24 dhjetori deri në 4 mars ku u zbuluan 3 variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën.

Janë studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit që zbuluan se virusi që tani gjendet në Wuhan, Kinë dhe Azinë Lindore (e konsideruar si pika zero për shpërthimin) nuk është virusi origjinal. Në këto vende shihet virusi i tipit B që e ka burimin nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili kaloi te njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinëve.

Tipi A i virusit është tashmë më i përhapuri në Amerikë dhe Australi. Një variant tjetër, i quajtur tipi C, e ka origjinën nga tipi B i Wuhanit, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit. Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht duke pësuar mutacione për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Advertise For Free
Advertise Your Products and Services Free of Charge!

Pictured, a breakdown of the different coronavirus genomes and to which of the three major group they belong to. The lines indicate a rough split between the type. The larger the circle, the higher the amount of cases

Dr. Peter Forster, një bashkëpunëtor i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike në Kembrixh i tha “Daily Mail” se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin e virusit në shkurt, pasi u bë e dukshme se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme. Në total u studiuan 160 gjenomë të virusit. Këto përmbajnë mostra prej rasteve të para në Evropë dhe Amerikë.

“Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B ndërsa një lloj C i rrjedhur më vonë u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Europë. Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe pangolina dhe konsiderohet të jetë rrënja e shpërthimit të pandemisë. Ajo u gjet në Wuhan, por nuk ishte varianti më mbizotërues i qytetit” – tha Foster.

Methods used to trace the prehistoric migration of ancient humans was adapted to track the spread of the SARS-CoV-2 virus, which causes COVID-19

Dr Forster thotë se koronavirusi pësoi mutacion nga lloji A në B dhe në formën B, ai është më komod në sistemet imunitare të njerëzve në vendet e Azisë Lindore.

“Por, në Evropë ose Australi historia e imunitetit ndryshon për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjeve të ndryshme me kalimin e kohës. Tipi B i virusit mund të mos lulëzojë jashtë Azisë Lindore dhe ka mundësi që ai ka pësuar mutacion për të mbijetuar në popullata të ndryshme. Tani jemi duke analizuar 1 000 gjenome të tjera SARS-CoV-2 për të konfirmuar këtë pasi shkalla e mutacionit duket se rritet jashtë Kinës” – shtron Foster.

Varianti C ka rrjedhur nga tipi B dhe është lloji kryesor i virusit në Europë dhe që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Suedi dhe Angli. Studimi i Dr Forster nuk është botuar ende, por si sugjeron se infeksioni i parë dhe përhapja mes njerëzve të COVID-19 ndodhi në mes të shtatorit dhe fillim të dhjetorit. Shkencëtarët argumentojnë se këto metoda mund të ndihmojnë në parashikimin e pikave të nxehta globale në të ardhmen të transmetimit dhe rritjes së sëmundjeve.(Lapsi)

Next Post
“Unë s’marr leje te baba im e jo më te Rama”/ Qytetari në Fier: Nuk kam marrë autorizim

"Unë s'marr leje te baba im e jo më te Rama"/ Qytetari në Fier: Nuk kam marrë autorizim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In