• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi përhapet globalisht/ Konfirmohen dy raste në Britani dhe Itali, i dyshuari i parë edhe në Greqi

by Java News
31/01/2020 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar rastet e para të virusit vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për dy raste të para të koronavirusit Wuhan në Britani.

Pacientët, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, po trajtohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në veri-perëndim të Anglisë.

“Pacientët janë duke marrë kujdesin mjekësor dhe ne jemi po përdorim procedura të kontrolluara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit,”-tha profesori Chris Whitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë për të identifikuar personat e tjerë me të cilët pacientët mund të kenë rënë në kontakt.

Ndërsa në Gjermani është konfirmuar rasti i 5-të me koronavirus në shtetin jugor të Bavarisë. Pacienti ishte punësuar në të njëjtin vend pune me katër personat e tjerë që morën virusin nga një kolege që vizitoi Kinën.

Medics head to toe in white protective overalls and gas masks were filmed marching a patient through student university halls in London last night, in one of the country's various coronavirus scares

“Kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Itali”. Kështu deklaroi dje kryeministri italian Giuseppe Conte duke shtuar se ata janë dy turistë kinezë, burrë e grua 67 dhe 66 vjeç nga provinca Wuhan. Kryeministri italian tha më tej se të gjitha masat paraprake tashmë janë marrë: të dy janë izoluar në spitalin Spallanzani në Romë. Trafiku ajror drejt dhe nga Kina u mbyll.

Dhoma e hotelit, ku çifti kinez kishte qëndruar është mbyllur për t’u dekontaminuar. Të dy kishin mbërritur në Milano (aeroporti i Malpensas) më 23 janar dhe pas disa fazave të ndërmjetme mbërritën në Romë ku ishin ndjerë keq të mërkurën në mbrëmje. Masa shtesë parandaluese mund të zbatohen kundër automjeteve dhe personave me të cilët çifti kishte rënë në kontakt. Gjatë operacioneve të para të ndihmës, policët gjithashtu hartuan një raport i cili më pas iu dërgua Ministrisë së Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore në Selanik, Greqia veriore, kanë deklaruar edhe të prekurin e parë nga Koronavirusi i përhapur në Whan.

Sipas mediave të huaja një burrë u paraqit në spitalin AHEPA me simptoma të ngjashme të korona. Ky është rasti i parë i dyshuar i koronavirusit në Greqi.

Sipas drejtorit të AHEPA-s, Panagiotis Panteliadis, pacienti është një burrë i moshës së mesme me simptoma të virusit, që kohët e fundit kishte vizituar Kinën.

Pacienti shkoi vetë në spital. Rasti raportohet të jetë konfirmuar nga Ministria Greke e Shëndetësisë.

Sipas mediave, pacienti është një grek 63-vjeçar që kishte udhëtuar së fundmi në Kinë dhe në Wuhan, qyteti ku shpërtheu virusi.

AHEPA është një nga 13 spitalet në të gjithë vendin që janë caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të trajtuar rastet e mundshme të koronavirusit. Pacienti aktualisht është në karantinë në spital, raportojnë mediat greke.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) shpalli të enjten gjendjen e emergjencës. Koronavirusi deri tani raportohet se u ka marrë jetën 213 personave dhe po vazhdon të përhapet në të gjithë botën.

Në territorin e Kinës janë konfirmuar deri tani 9.709 raste.

Ndërsa ka më shumë se 140 raste të konfirmuara të virusit jashtë Kinës kontinentale, përfshirë 6 në Shtetet e Bashkuara.

Afro 60 milion njerëz janë bllokuar përkohësisht ose  me kohë të pjesshme në qytetet kineze për një javë.

Disa vende janë duke dërguar aeroplanët për të evakuuar qytetarët e huaj të bllokuar në Wuhan.

A family wearing facemasks take a selfie at the departure hall in Yangon International Airport in Yangon, Myanmar

Next Post
“Hoteli ishte i mbyllur nga dëmet e tërmetit”/ Zbardhet dëshmia e të pandehurve në gjyq

"Hoteli ishte i mbyllur nga dëmet e tërmetit"/ Zbardhet dëshmia e të pandehurve në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 qershori/ Data edhe mund të preket për Paskal Milon: Por të ruajmë standartet

Trump dhe Xi – Nga stabiliteti strategjik drejt bashkëqeverisjes globale

September 22, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

September 22, 2026
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

September 22, 2026
“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

September 22, 2026
Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

September 22, 2026
Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

Trump në OKB thirrje Moskës dhe akuza Havanës: Putin të ndalë luftën! Kuba ka dështuar!

September 22, 2026
Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

September 22, 2026
Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

September 22, 2026
Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

September 22, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com