• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi/ Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i FMN-së: Pritet depresioni më i thellë që nga vitet ’30

by Java News
10/04/2020 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930.

Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.

Industritë e automjeteve dhe aviacionit në Shtetet e Bashkuara , parashikojnë humbje të thella mes kufizimeve të udhëtimit. Administrata për Sigurinë e Transportit (TSA) kontrolloi 95 mijë pasagjerë të mërkurën, 96 për qind më pak se sa një vit më parë. Shoqata “Airlines for America” tha se hera e fundit që kishte parë më pak se sa 100 mijë pasagjerë në ditë kishte qenë në vitin 1954.

Me Pashkët të dielën, shumë amerikanë duhet të kishin qenë normalisht duke udhëtuar.

Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik.

Në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për koronavirusin, Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti lajmin që kryeministri britanik doli nga njësia e kujdesit intensive, megjithëse ai vazhdon të jetë në spital.

Korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë u testuan për koronavirus të enjten, si masë paraprake pasi një nga korrespondendentët shfaqi simptoma të martën,

Numri i të vdekurve me koronavirus në vend është mbi 16 mijë, ndërsa numri i të prekurve është mbi 462 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj.

Afro 1.6 milionë vetë në gjithë botën janë prekur COVID-19, dhe mbi 95 mijë kanë vdekur. voa

g.kosovari

Next Post
Dita nis me lajm të mirë/ Edhe 17 pacientë të tjerë mposhtin koronavirusin

Dita nis me lajm të mirë/ Edhe 17 pacientë të tjerë mposhtin koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com